Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rama: Rusët janë të mirëpritur në Shqipëri! Amnistia fiskale do bëhet

Rama: Rusët janë të mirëpritur në Shqipëri! Amnistia fiskale do bëhet

13:27, 28/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shpreh u vendosur se amnistia fiskale do të bëhet dhe se për këtë duhet treguar durim dhe këmbëngulje.

“E kundërta është e vërtetë. Nuk jemi tërhequr. Po vazhdojmë të diskutojmë për të sheshuar moskuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet. E kam thënë dhe e përsëris. Sepse amnistinë fiskale e kërkojnë shumica e shqiptarëve. E kemi parë edhe në Këshillimin Kombëtar.

Nëse sot ne kemi në Shqipëri deri edhe një parti politike të tërë që është financuar me para të një vendi armik të demokracisë dhe të ekspozuar si armik ndaj normave që ne besojmë, dhe nëse në atë parti kemi sot në krye jo formalisht një person të shpallur non grata për të gjitha të zezat nga SHBA dhe nëse me radhë mund të marrim të tjerë dhe të tjera që vazhdojnë të jenë në skenë dhe vazhdojnë të pretendojnë të marrin vota atëherë kush jemi ne të privojmë shqiptarët nga e drejta elementarë për të formalizuar të ardhurat e tyre nga puna në të zezë në vendet e huaja. Pse?

Kush jemi ne të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% që ka të bëjë me trafikun etj. Ne nuk jemi askush që t’ia bëjmë ferr jetën emigrantëve. Nuk jemi askush që të themi se për shkak se është kjo ju nuk mundeni. Kush janë ata që mund ta thonë këtë sepse shqiptarët janë kriminelë. Atyre nuk u vë faj sepse ia kemi bërë ne vetes përmes politikanësh që nuk ka bërë gjë pa nxirë shqiptarët për të luftuar kundërshtarin.

Atë që i bëjnë Shqipërisë vetë disa shqiptarë nuk ia ka bërë asnjë armik. Këtu shtoj edhe ata që marrin përsipër të bëjnë ndërmjetësin që kontribuojnë për mjegull dhe gënjeshtra. Amnistia do të bëhet. Ne jemi të duruar të pastrojmë cepat nga pluhuri apo iluzioni se aty ka pluhur. Unë këtu përfaqësoj shqiptarët dhe ndonjë shtet tjetër”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka hapur dyert edhe qytetarëve rusë që duan të ikin nga vendi i tyre për shkak se nuk duan të bashkohen në luftën e Moskës në Ukrainë. 

"Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 13:59

Po, ke shumë të drejtë!! Ato që vetë satrapët dhe diktatorët e Shqipërisë, ato që vetë ia kanë bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Edvin Rama, Ilir Metaj dhe Lulmut Bravaj, nuk ia kanë bërë as pushtuesit më të egër, më gjakatarë, më të ndyrë të Shqipërisë ndër shekuj dhe vite!!! Po kështu do të ndodhë!!! Po kështu do të ndodhte, s'kishte se si të ndodhte ndryshe, kur ke mbi kokë një diktator kriminel gjakatar, një satrap të pashpirt, një sulltan fashist, një hajdut ordiner dhe një grabitës të pangopur dhe plehrë!!! Vetë e votuat o shqiptarë të mjerë!!! Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! U qanë shqiptarër nga shpenzimet e kafeve dhe ushqimeve që hante vejusha e zezë, shoqja Nexhmije Hoxha. Këta janë më të zinj se sa Enver Hoxha dhe të gjithë hoxhistët e tjerë!!! Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me shpërdorime, me këqpërdorime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me poshtërsira, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!! Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!! Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!! Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!! Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Shto koment

Denonco