Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!

Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!

09:24, 25/09/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Askush nuk e di përse 42 lekë?!

Askush nuk e di sa është energjia e prodhuar në vend që hidhet në rrjet?

Përse 42 lekë për energjinë që prodhohet nga pasuria jonë me kosto krejt të ulët?!

Sa është sasia e energjisë që prodhuar nga privatët, kosta e blerjes së të cilës është e paravendosur, gjithsesi më e ulët se ajo që blihet në bursë?!

Përse u tha kaskada e Drinit?!

Përse nuk janë çelur impiantet e prodhimit të energjisë alternative?! Ta gjejë polici "simulues" sa është bakshishi marramendës për një leje impianti panelesh diellore...

Përvetësimi i dhunshëm i pasurisë publike për t'ja shitur atë publikut është vjedhje masive dhe me mashtrim.

Ky është emri i këtij fenomeni.

Le të thotë gjithë ditën e natën ai që "sjam hajdut".

Fenomeni që ai imponon quhet vjedhje me mashtrim.

Pastaj a i merr lekët vetë apo të tjerët rreth tij, kjo ska shumë rëndësi. Shqiptarët janë të vjedhur.

Vidhen te dritat, te nafta, te pasurisitë publike, tek financat publike e gjithandej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 25/09/2022 10:48

Cmimi i rritur dhunshem, nuk quhet vjedhje, po grabitje me dhune!

?25/09/2022 10:13

Mirë, edhe? Kur nuk ka opozitë, kur ka kapur tërë pushtetet dhe ambasadorja Kim kujdeset për "mirëqënien" e tij politike, kush do e ndalojë Ramsesin?!

Shto koment

Denonco