'Në protestë bashkë me qytetarët', Meta:Do të më keni vazhdimisht para Parlamentit

'Në protestë bashkë me qytetarët', Meta:Do të më keni vazhdimisht para Parlamentit

14:06, 05/09/2022
A+ Aa A-

Ilir Meta njoftoi sot gjatë një konference shtypi se Partia e Lirisë do të nisë protestat së shpejti. Ai u shpreh se ndonëse nuk ka një mandat për në Kuvend, ai do të jetë shpesh përpara parlamentit me qytetarët për të protestuar.

“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco