Open Balkan/ Sallova: Vuçiç e fton Kosovën si krahinë të veten! Fatkeqësi që Shqipëria i jep rëndësi...

17:33, 01/09/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon në Edicionin e Pasdites, politologu Donik Sallova ka folur për ‘Open Balkan’ nën sfondin e masave të reciprocitetit Kosovë-Serbi.

Sallova ka theksuar se ‘nuk ka më dilemë se Ballkani i Hapur është iniciativë e Serbisë për ta promovuar veten si një faktor të bashkëpunimit dhe të pajtimit të raporteve rajonale, gjë e cila nuk është e vërtetë.’

Sipas politologut, ‘fatkeqësia është se në këtë iniciativë është përfshirë dhe Shqipëria dhe i ka dhënë rëndësi dhe peshë më të madhe kësaj iniciative, ku përfituesi më i madh është Serbia.’

Sallova: Nuk ka më dilemë se Ballkani i Hapur është iniciativë e Serbisë për ta promovuar veten si një faktor të bashkëpunimit dhe të pajtimit të raporteve rajonale, gjë e cila nuk është e vërtetë.  Nuk mund të pretendohet se ka bashkëpunim rajonal normal kur njëri nga këta partnerë të këtij bashkëpunimi të supozuar e mohon një subjekt tjetër që është Republika e Kosovës. Vuçiçi e fton Kosovën në Open Balkan si krahinën e vetë jugore.

Nuk mundet që Kosova të marrë pjesë në një iniciativë rajonale kur i mohoet subjektiviteti i saj shtetëror dhe ai ndërkombëtar. Fatkeqësia është se në këtë iniciativë është përfshirë dhe Shqipëria dhe i ka dhënë rëndësi dhe peshë më të madhe kësaj iniciative. Serbia është përfituesi më i madh mes tre shteteve pjesëmarrëse. Për Shqipërinë nuk është fqinj i parë Serbia por për Shqipërinë fqinji i parë është Kosova.

Në politikën e jashtme për Shqipërinë nuk ka interes më të madh se sa njohja ndërkombëtare e Kosovës dhe Open Balkan nuk i shërben njohjes ndërkombëtare të Kosovës por synon ta nxjerrë Kosovën si destruktive e bashkëpunimit rajonal kur dihet se desktruktive të bashkëpunimit rajonal janë shtetet që e mohojnë realitetin faktik, që është Kosova e pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco