FOTO/ Spanjollët akuzojnë Ramën: Na ka vjedhur logon e Partisë Socialiste

FOTO/ Spanjollët akuzojnë Ramën: Na ka vjedhur logon e Partisë Socialiste

17:30, 01/09/2022
A+ Aa A-

Mediat spanjolle kanë hedhur akuza mbi Partinë Socialiste të Edi Ramës, pasi ky e fundit e ka kopjuar logon e Partisë Socialistë e Spanjës.

Në artikull thuhet se logoja e ‘PSOE ‘(Partia Socialiste e Spanjës), konsiderohet si ‘ikonë’ e stilit spanjoll e dizanjuar që prej vitit 1977, e hartuar nga politikani socialist Guillermo Galeote.

Image

Më e turpshmja e cila e kthen logon e partisë Socialiste të Shqipërisë në ‘plagjiaturë’ është fakti se nuk është marrë leje nga ‘PSOE’ për kopjimin e logos së tyre, shkruajnë mediat.

Artikulli i plotë i medias spanjolle:

‘Logoja ‘PSOE’ e Cruz Novillo është kthyer në lajme. Me këtë rast, ai vjen nga Shqipëria, ku Partia Socialiste e vendit po përdor krijimtarinë ikonë të stilistit spanjoll pa pëlqimin zyrtar të PSOE. Nga forca e Pedro Sanchez-it ata e kanë siguruar Graffica-n se nuk janë në dijeni të transferimit të të drejtave në parti; Tani mbetet për t’u parë nëse do të ndërmarrin veprime ligjore.

Edhe pse logoja është qartazi grushti dhe trëndafili i Cruz Novillo, nga PSOE ata shpjegojnë se ngjyra që kanë përdorur nuk është e njëjtë. Siç shihet në faqen e saj, ngjyra zyrtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë është vjollca dhe përdoret në shumicën dërrmuese të mediave grafike të saj.

Image

Një logo historike

Ishte viti 1977 kur politikani socialist Guillermo Galeote porositi Pepe Cruz Novillo të hartonte një logo për PSOE. Më shumë se dyzet vjet më vonë, simboli ikonë i kësaj partie spanjolle, i përbërë nga një dorë që mban një trëndafil, vazhdon të jetë një nga logot më përfaqësuese në historinë politike spanjolle.

E drejta e autorit e logos, e cila i përket PSOE, menaxhohej përmes një kontrate tashmë të mjegulluar nga kalimi i kohës. ‘Babai im është përpjekur të kujtojë, por ka kaluar një kohë e gjatë’, shpjegoi Pepe Cruz Jr për Gràffica. ‘Ajo që mund të themi është se ai ishte shumë i vetëdijshëm që tarifat ishin shumë të ulëta. Ai e dinte që në momentin që e krijoi se do të kishte rëndësi, se do të zgjaste, por nuk i mban mend kushtet e kontratës’, ka thënë ai.

Më shumë raste të plagjiaturës

Nuk është hera e parë që kjo logo përfshihet në një rast plagjiature. Në vitin 2017, zinxhiri amerikan i modës Urban Outfitters përdori grushtin dhe trëndafilin si pjesë të një prej bluzave të tyre hipster. Në atë kohë, Pepe Cruz Jr e siguroi Gràfficën se ‘nuk është e drejtë të përdoret një vepër pa përmendur autorin’. Ndonëse ai tha gjithashtu se ajo që arrijnë me këto gjëra është ‘të zbulojnë se punët nuk bëhen vetëm, se pas ka gjithmonë një krijues, në këtë rast, që ka arritur të mbajë një markë afro dyzet vjeçare’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco