Koka: Sfida e PD, të ndezë motorët për zgjedhjet! Sot tregoi se i ka dyert të hapura për të gjithë

16:53, 01/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv agjendën e Partisë Demokratike e cila tashmë po ndez motorët për zgjedhjet lokale. Koka tha se ata deputetë që e kuptojnë se çfarë do të thotë bashkim, e kanë bërë zgjedhjen e tyre ndërsa shtoi se edhe të tjerë do bashkohen.

“Alizoti dhe Mziu, janë aktorë të fortë politikë. Reflektimet përkatëse ndodhën, kur kanë dëshirë e vullnet ndodh ajo që pamë sot.

PD ka vend për të gjithë dhe ka nevojë për të gjithë. PD e tregoi që dyert nuk i ka të mbyllura për këdo që do të kontribuojë.”-tha Koka.

Më tej ai deklaroi se lajmi tjetër i mirë është adresimi, vendosja e drejtuesve në qarqet përkatëse ndërsa shtoi se tashmë PD është ndryshe, dhe jo si në kohën e Bashës që i çoi demokratët nga humbja në humbje.

"Sfidë e PD është të bëjë atë që nuk e bënte partia e Bashës, që i ndizte motorët e zgjedhjeve, motorët pa karburant një muaj para fushate.

Vota është instrument edhe konflikti brenda partisë, por nuk është e keqe. Tregon që njerëzit kanë vullnet e ambicie, ndryshe nga partia tjetër që priste kur do zbardhet lista dhe bëhej në fshehtësi nga kryetari i partisë. I udhëhoqi demokratët nga humbja në humbje prej 2015 deri në 2021."-deklaroi Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luljeta01/09/2022 18:12

Z. Koka sikur jane po te njejte ata qe ishin te Partia e Bashes. Te dalin ne terren te shikojme sa vota do mbledhin. Shpresa ne baze eshte 0! Drejtuesit e emeruar te cilet mbartin ne vete fenomenin e vjedhjes se votes nuk do sjellin asnje risi por vetem fasade. Sfida e PD jane zgjedhjet e pergjithshme te parakohshme ne te njejten kohe me zgjedjet vendore.

Shto koment

Denonco