Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Berisha: Drejtori i ri i SHISH shkoi direkt nga zyra e Ramës! Helidon Bendo doli i pashkollë

Berisha: Drejtori i ri i SHISH shkoi direkt nga zyra e Ramës! Helidon Bendo doli i pashkollë

12:58, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në mbledhjen e kryesisë edhe ndryshimet në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Iku edhe drejtori i SHISH. Lajmi nuk është i tillë. Lajmi është se nga zyra e Ramës shkoi një drejtor. Drejtori është në shkollim pa afat në SHBA, sepse ishte i pashkollë Helidon Bendo. Drejtori i ri shkon direkt nga zyra e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafies në Shqipëri,” tha Berisha.

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Oljan Kanushi është emëruar dje si zëvendës drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror. Emërimi i Kanushit është bërë publik pas mbledhjes së qeverisë.

Por Kanushi mësohet se në vitin 1999 ka ndryshuar emrin.

Sipas një vendimi të këshillit Bashkiak të Tiranës të 21 Majit 1999, Olian Kanushi ka ndërruar emrin në Oljan Kanushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tirane01/09/2022 14:54

Oljan Kanushi u shfaq ne koridoret zyrtare si pjese e Delivery Unit prane kryeministrit, nje strukture e krijuar pas ardhjes se Rames ne pushtet (2013) sipas modelit te deshtuar te aplikuar nga Toni Bler ne UK. Djale i shkolluar jashte, me nje inteligjence mesatare por i zellshem deri ne marrezi pas Rames.

Shto koment

Denonco