Pse e ka ndërruar emrin zv/drejtori i SHISH i emëruar sot nga Rama?

Pse e ka ndërruar emrin zv/drejtori i SHISH i emëruar sot nga Rama?

18:49, 31/08/2022
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Oljan Kanushi është emëruar sot si zëvendës drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Emërimi i Kanushit është bërë publik pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se, Oljan Kanushi është emëruar në një vend që ka qenë bosh prej kohësh.

Por Kanushi mësohet se në vitin 1999 ka ndryshuar emrin.

Sipas një vendimi të këshillit Bashkiak të Tiranës të 21 Majit 1999, Olian Kanushi ka ndërruar emrin në Oljan Kanushi.

‘Olian Kanushi, banor i Njësisë Administrative Nr.8, t’i ndërrohet emri nga Olian në Oljan’, thuhet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Image

Arsyet se pse Kanushi ka ndërruar emrin nuk dihen, por ai mund të japë arsyet.

Ndërkaq, Oljan Kanushi duket se ka bërë karrierë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Në një jetëshkrim të tij të shpërndarë nëpër disa media të thuhet se ai, ka punuar në disa kompani private, pa specifikuar emra, por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet ka punuar në administratën shtetërore, që nga ministria e Jashtme, deri së fundmi si këshilltar i Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eri01/09/2022 00:39

Ekipi i Soros. Tashme edhe me nje akses ne inteligjencen e Shqiperise.

agjenti i gjyshit31/08/2022 19:02

Mjer SISH dhe Shqiperia ne dore te kujt ka rene. ER do emeroje ndonje dite edhe gruan e tij Linda ne poste se nuk i beson me askujt..Ky eshte fundi i tij. Qofte i ndeshkuar sipas gjemave qe ka bere ne kete vend e per kete popull!

Shto koment

Denonco