Berisha: Shqipëria po zien, Rama po e shndërron vendin në çifligun e tij

Berisha: Shqipëria po zien, Rama po e shndërron vendin në çifligun e tij

12:29, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në mbledhjen e kryesisë së PD, se urrejtja ndaj qeverisë po bëhet e papërmbajtshme.

“Ne mblidhemi sot pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperaturat e larta të saj, në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot, Shqipëria po zien, Tirana po vlon. Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”.

“Sot, për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies, janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë, e them jo për të injoruar që në administratën shtetërore ka njerëz të ndershëm, por e vërteta është se qindra e qindra firma që hidhen në dokumente, është e pamundur të gjesh qoftë edhe një që është në përputhje me ligjin dhe transparencën. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur: kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato,” tha Berisha.

“Kështu që e transformuar në një makineri gjigante vjedhje, asnjë ligj dhe institucion nuk e ndalon më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike, kulmon me aferat gjigante të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe. Rrugët po ndërtohen me çmime tetë herë më të larta, dhjetë herë më të larta se çmimet e bazuara në manualet e ndërtimit të BE-së. Nuk ka ligj, nuk ka manual, nuk ka asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij në vjedhjet e papërmbajtura. Edi Rama po e ndërron Shqipërinë, fund e krye si çifligun e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS01/09/2022 13:40

Përfundimisht Rama është vetëshpallur De Facto narko-Sulltani-Mbret i Shqipërisë!! Narko-Sulltan-Satrapi mafioz dhe gjakatar i Surrelit, në këtë vend dhe me këtë popull bën çfarë t'i dojë bytha në mengjes, çfarë t'i dojë qejfi në drekë dhe çfarë t' dojë trapi në darkë!!!! Sistemi kriminal diktatorial që kaluam dhe përjetuam dhe diktatori Enver Hoxha, nuk janë gjë hiç fare dhe nuk krahasohen sot fare me këtë sistemin mafioz narko-kriminal që projektoi, ndërtoi, instaloi dhe po zbaton me shumë sukses Edvin Kristaq Rama!!!! Prandaj ndoshta ajo shprehje për atë kohë dhe për sot ndoshta kanë kuptim për disa!!!! Ndërkohë ambasadorja kinezo-amerikane sorosiane e SHBA, Spiropalesha KIM, "këshillon, ndihmon, bekon dhe mbështet kryemafiozin narko-sorosian Edvin Kristaq Rama për të sulmuar opozitën dhe për të qëndrar në mënyrë kriminale në pushtet!!! Po për çfarë e këshillon, e bekon, e ndihmon dhe e mbështet Kimetja, vallë??!!! Kur Shqipëria po kthehet, me shumë shpejtësi, në një shtet mafioz tepër të rrezikshëm për të gjithë Evropën dhe Botën!!!! Mos vallë Shqipëria sot është pikërisht një produkt i këshillimeve, udhëzimeve dhe mbështetjes së fuqishme sorosiano-amerikane-evropiane? Shqiptarët dhe OPOZITA SHQIPTARE të vetëm s’munden dot kurrë që ta “heqin qafë” këtë lloj makinerie mafioze sorosiane me kaq shumë pushtet, që ka edhe mbështetjen e qeverive sorosiane të SHBA dhe të BE Rama, dhe të luftojnë MAFIA-n shqiptare, që ka marrë dimension “ndërkombëtar” duke u forcuar aq shumë me mjete financiare dhe veprime/akte të rrezikshme për organet e perëndimore ligjzbatuese!! Dihet botërisht që çdo ndryshim madhor në Shqipëri, për të keqen dhe për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, gjithmonë ka ardhur dhe është kurorëzuar vetëm nga "BOTA" dhe vetëm nga "NDËRKOMBËTARËT"!! Për këtë nuk ka pse të mburret kot asnjë shqiptar apo forcë politike!! Për të vetmet gjëra dhe "MERITA" që kanë shqiptarët dhe mund të "mburren" nëpër botë dhe kanë ekskluzivitetin e veprave të tyre janë GROPAT e ZEZA, KRIMET, VRASJET, PLAÇKITJET, DHUNIMET, VJEDHJET, GRABITJET, PLAÇKITJET, POSHTËRSITË dhe MASKARALLËQET që i kanë BËRË ndër dekada dhe vite dhe po i BËJNË sot njëri tjetrit!!! Armiqtë më të rrezikshëm dhe më kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë vetë shqiptarët. Mos e kërkoni kot të keqen tek të tjerët, tek të huajt dhe tek bota!! Të keqen e kemi vetë në GEN!! Gjendja se ku ndohet sot Shqipëria pas 32 vitesh post-komunizëm, tregon që shqiptarët janë shqiponja, skifterë, sorra, që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit janë ujqër, çakenj, tigra, luanë, gjarprinj dhe nepërka vetëm për njëri-tjetrin dhe ndaj njeri-tjetrit!!! Më të freskëtat ngjarje kriminale postkomuniste filluan që në 1990-1991, vazhduan në periudhën 1997-2005, dhe u përsëritën në periudhën kriminale 2013-sot!! Por ndryshimi i madh është që KURRË MË PARË të INJOROHET një popull i tërë dhe një QEVERI me një regjim NARKO-KRIMINALO-MAFIOZ të ANASHKALOHET, të MBËSHTETET dhe të MBROHET kaq fuqishëm nga NDËRKOMBËTARËT, nga qeveritë e SHBA dhe të BE!!!! Ky është një TURP i MADH për SHBA, BE dhe NDËRKOMBËTARËT!!! Sot SHBA dhe BE nuk është më siç kanë qenë në vitet dhe periudhat e tyre të ARTA 1970-2000! Shembulli i SHQIPËRISË sot tregon se demokracia dhe bota PERËNDIMORE kanë dështuar dhe ka DEGRADUAR SHUMË KEQ dhe në mënyrë katastrofike!!! SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË NË DITË KAQ TË ZEZA SE SA ËSHTË SOT!! SHQIPËRIA ka marrë zjarr nga kjo aleancë mafioze QEVERI-MAFIE, por flaka e këtij "ZJARRI" po i afrohet akoma më shumë BYTHËS së BE. Kur ta ndjejë BE, atëherë edhe për atë do të jetë tepër VONË!!! Prandaj sot nuk është vetëm SHQIPËRIA në RREZIK, por është DEMOKRACIA në RREZIK, është BOTA në RREZIK, është vetë SHBA në RREZIK, është BE në RREZIK dhe është e gjithë BOTA DEMOKRATIKE në RREZIK! E vetmja shpresë për shpëtim nga ky RREZIK GLOBAL për DEMOKRACINË, për SHBA, për të gjithë BOTËN DEMOKRATIKE dhe për SHQIPËRINË, është FITORJA E FORCAVE POLITIKE KONSERVATORE në BOTË, SHBA dhe në EVROPË!!!

Shto koment

Denonco