Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

Unë për vete kam qenë mirë

Unë për vete kam qenë mirë

10:53, 01/09/2022
A+ Aa A-

Nga Elona Caslli/

Fjalia që na mban peng si popull që u ngjiz në errësirën prej gjysmë shekulli në ndërgjegjen e Njeriut të Ri dhe që vazhdon ende sot është- Unë për vete kam qenë ose jam mirë.".

Kam lexuar shpesh fjalinë - Unë për vete kam qenë mirë në diktaturë. Nuk mund ta shaj atë sistem.

Sa herë që përballem me këtë fjali, mbetem e shtangur. Mbetem e shtangur pasi nuk arrij të kuptoj se si mund të ndihet mirë një njeri në diktaturë. Arrij të kuptoj që individët që e shkruajnë apo e thonë këtë fjali, me mirëqēnie nënkuptojnë faktin që nuk kanë qenë të persekutuar, që kanë pasur një të drejtë studimi dhe që kanë punuar në një institucion të caktuar.

Është tragjike ta lexosh ende këtë fjali në vitin 2022 dhe njëkohësisht lind pyetja- A mund të vlerësohet cilësia e një regjimi nisur nga interesi personal?!

Unë kam qenë mirë dhe ndaj regjimi ka qenë i mirë. Gjithçka rrotullohet te vetja. Për asnjë çast mendimi apo gjykimi nuk kapërcen vetveten. Për asnjë çast gjykimi nuk shkon te mijëra jetë të shkrumbuara në internim apo në pushkatim. Jo. Regjimi është mirëqënia ime. Regjimi fillon dhe mbaron te interesi im.

"Unë për vete jam mirë" është fjalia që përdoret ende sot nga një kategori e caktuar shqiptarësh. " Unë jam mirë" dhe nuk më bën përshtypje hiç kullëzimi i një qyteti dhe shkatërrimi përfundimtar i tij.

Do të ishte një shkallë e lartë rritjeje për ne si shoqëri, sikur një pedagog, gazetar, apo shkrimtar që mbështet Partinë Socialiste të dilte me një qëndrim përballë Erion Veliajt dhe të thoshte- Ke premtuar zero ndërtime dhe ke kullëzuar një qytet të tërë.

Kryeqyteti i shkatërruar u përket të gjithë shqiptarëve. Zhdukja e qendrës historike është një minus i madh për të gjithë shqiptarët, por për fat të keq fjalia " Unë jam mirë" provokon heshtje dhe vetëm heshtje.

Si në rastin e diktaturës edhe sot fjalia - Unë jam mirë- përdoret me një denduri të frikshme.

Post Scriptum- Amnistohet shkatërrimi i një kryeqyteti nën alibinë e mirëqënies personale duke harruar se fatura e gjysmë shekulli diktaturë u pagua shtrenjtë nga ky komb, sikundër do të paguhet shtrenjtë fatura e diktaturës moderne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari01/09/2022 11:39

Bravo Elona. Cfare shkrimi! Te le pa fjale. Ata qe thone isha mire ne diktauren komuniste dhe ata qe thone sot se jemi mire jane krimba nuk jane qenie njerezore. Keta ti perjashtojme nga kerkesa per ndryshim. Shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per ta. Besoj jane pakice qe I perkasin ridhjerjes.

DEMOKRATI I BAZS01/09/2022 11:29

Përfundimisht Rama është vetëshpallur De Facto narko-Sulltani-Mbret i Shqipërisë!! Sistemi kriminal diktatorial që kaluam dhe përjetuam dhe diktatori Enver Hoxha, nuk janë gjë hiç fare dhe nuk krahasohen sot fare me këtë sistemin mafioz narko-kriminal që projektoi, ndërtoi, instaloi dhe po zbaton me shumë sukses Edvin Kristaq Rama!!!! Prandaj ndoshta ajo shprehje për atë kohë dhe për sot ndoshta kanë kuptim për disa!!!! Ndërkohë ambasadorja kinezo-amerikane sorosiane e SHBA, Spiropalesha KIM, "këshillon, ndihmon, bekon dhe mbështet kryemafiozin narko-sorosian Edvin Kristaq Rama për të sulmuar opozitën dhe për të qëndrar në mënyrë kriminale në pushtet!!! Po për çfarë e këshillon, e bekon, e ndihmon dhe e mbështet Kimetja, vallë??!!! Kur Shqipëria po kthehet, me shumë shpejtësi, në një shtet mafioz tepër të rrezikshëm për të gjithë Evropën dhe Botën!!!! Mos vallë Shqipëria sot është pikërisht një produkt i këshillimeve, udhëzimeve dhe mbështetjes së fuqishme sorosiano-amerikane-evropiane? Shqiptarët dhe OPOZITA SHQIPTARE të vetëm s’munden dot kurrë që ta “heqin qafë” këtë lloj makinerie mafioze sorosiane me kaq shumë pushtet, që ka edhe mbështetjen e qeverive sorosiane të SHBA dhe të BE Rama, dhe të luftojnë MAFIA-n shqiptare, që ka marrë dimension “ndërkombëtar” duke u forcuar aq shumë me mjete financiare dhe veprime/akte të rrezikshme për organet e perëndimore ligjzbatuese!! Dihet botërisht që çdo ndryshim madhor në Shqipëri, për të keqen dhe për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, gjithmonë ka ardhur dhe është kurorëzuar vetëm nga "BOTA" dhe vetëm nga "NDËRKOMBËTARËT"!! Për këtë nuk ka pse të mburret kot asnjë shqiptar apo forcë politike!! Për të vetmet gjëra dhe "MERITA" që kanë shqiptarët dhe mund të "mburren" nëpër botë dhe kanë ekskluzivitetin e veprave të tyre janë GROPAT e ZEZA, KRIMET, VRASJET, PLAÇKITJET, DHUNIMET, VJEDHJET, GRABITJET, PLAÇKITJET, POSHTËRSITË dhe MASKARALLËQET që i kanë BËRË ndër dekada dhe vite dhe po i BËJNË sot njëri tjetrit!!! Armiqtë më të rrezikshëm dhe më kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë vetë shqiptarët. Mos e kërkoni kot të keqen tek të tjerët, tek të huajt dhe tek bota!! Të keqen e kemi vetë në GEN!! Gjendja se ku ndohet sot Shqipëria pas 32 vitesh post-komunizëm, tregon që shqiptarët janë shqiponja, skifterë, sorra, që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit janë ujqër, çakenj, tigra, luanë, gjarprinj dhe nepërka vetëm për njëri-tjetrin dhe ndaj njeri-tjetrit!!! Më të freskëtat ngjarje kriminale postkomuniste filluan që në 1990-1991, vazhduan në periudhën 1997-2005, dhe u përsëritën në periudhën kriminale 2013-sot!! Por ndryshimi i madh është që KURRË MË PARË të INJOROHET një popull i tërë dhe një QEVERI me një regjim NARKO-KRIMINALO-MAFIOZ të ANASHKALOHET, të MBËSHTETET dhe të MBROHET kaq fuqishëm nga NDËRKOMBËTARËT, nga qeveritë e SHBA dhe të BE!!!! Ky është një TURP i MADH për SHBA, BE dhe NDËRKOMBËTARËT!!! Sot SHBA dhe BE nuk është më siç kanë qenë në vitet dhe periudhat e tyre të ARTA 1970-2000! Shembulli i SHQIPËRISË sot tregon se demokracia dhe bota PERËNDIMORE kanë dështuar dhe ka DEGRADUAR SHUMË KEQ dhe në mënyrë katastrofike!!! SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË NË DITË KAQ TË ZEZA SE SA ËSHTË SOT!! SHQIPËRIA ka marrë zjarr nga kjo aleancë mafioze QEVERI-MAFIE, por flaka e këtij "ZJARRI" po i afrohet akoma më shumë BYTHËS së BE. Kur ta ndjejë BE, atëherë edhe për atë do të jetë tepër VONË!!! Prandaj sot nuk është SHQIPËRIA në RREZIK, por është DEMOKRACIA dhe vetë BOTA DEMOKRATIKE në RREZIK!

Shto koment

Denonco