Afganët e pakërkuar/ Manjani: A flet Yuri Kim në emër të DASH, apo jo?!

Afganët e pakërkuar/ Manjani: A flet Yuri Kim në emër të DASH, apo jo?!

08:00, 01/09/2022
A+ Aa A-

Analisti Ylli Manjani ka ngritur dyshime të forta mbi pozicionin e ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri, e cila garanton rregullisht se flet dhe vepron në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Dyshimet janë ngritur sidomos pas lajmit të publikuar së fundi në shtypin amerikan se DASH nuk ka asnjë detyrim ndaj refugjatëve amerikanë të strehuar në Shqipëri, por janë organizata të caktuara që e kanë marrë përsipër sigurinë dhe të ardhmen e tyre.

“Paralel me debatin për instalacionin e drurit, produkt sëmundje psiqike që kërkon mjekim të detyruar, - shkruan sot Ylli Manjani, - më mbeti mendja tek një lajm, sipas të cilit DASH nuk ka sjellë afganë në Shqipëri dhe se nuk paguan asnjë cent për ta. Uau! Uau! Uau!

Me tej lajmi saktëson deklarimet e dikujt aty në DASH, se afganët i paska sjellë një NGO dhe jo shteti amerikan. Uau!

Mirë të tjerat, se jemi mësuar të na mashtrojë Edi Rama, po Yuri Kim që i priti në avion "alo, jam ambasadorja e SHBA", pse mashtroi?! Nëse nuk i ka sjellë DASH, përse Yuri Kim u doli për zot, madje na tha se "punë muajsh janë dhe do t’u japim viza për në Amerikë"?!

Me porosi të kujt i lëshoi ato fjalë premtimi, se DASH thotë se nuk u del për zot?! Tani flet apo jo në emër të DASH-it, ambasadorja?! Apo vetëm kur urdhëron PD-në që të hajë bar, e ka nga DASH!!!

Domethënë, objektivi kryesor i diplomacisë amerikane na qenka eleminimi i PD-së?! Vetëm për këtë merr udhëzime zonja Kim, për të tjerat flet për hesap të vet?! Kështu i bie, apo jo?

Rasti i strehimit të afganëve, të pakërkuar nga shteti amerikan, është zënie në flagrancë e një ambasadore që punon de facto, ministre e propagandës së qeverisë.

Ndërkohë 2 milionë dollarë qenka fatura deri tani për t'u paguar tek fjetinat e resortit...

Nuk e kuptoj, pse detyrohen të gënjejnë kur kanë çdo gjë në dorë?! Për më tepër që askush nuk po u bënte rezistencë në atë operacion strehimi të afganëve. Pse gënjyen?!” e mbyll me habi, shënimin e tij Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku01/09/2022 16:34

Nje analize e persosur e problemit afgan ne Shqiperi z. Manjani ! Tani na del ne drite se ose kryeministri yne i ka kerkuar me force qe te vijne afganet ne Shqiperi( i njohim shume mire ndjenjat e tij te humanizmit dhe dhemshurise), ose patronazhistja amerikane, pa u konsultuar me DASH, na i paska marre me koken e saj, per t'ju bere e dobishme nje kongresmeneje(te nje politike, qe po mbulonte diellin me shoshe ne evakuimin e afganeve bashkpunetore te amerikaneve). Mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Po shpenzimet rreth 2 milion dollare te pronarit te hotelit ne Shengjin kush do ti paguaje, m.q.n se DASH nuk na i paguaka, sepse kerkesen per strehim te afganeve ne Shqiperi nuk e ka bere ai ? Apo zgjidhja eshte shume e thjeshte, bejme nje tender, sepse ja kemi marre doren, paguajne qytetaret shqiptare!!!

DEMOKRATI I BAZS01/09/2022 11:02

Ndërkohë ambasadorja kinezo-amerikane sorosiane e SHBA, Spiropalesha KIM, "këshillon, ndihmon, bekon dhe mbështet kryemafiozin narko-sorosian Edvin Kristaq Rama për të sulmuar opozitën dhe për të qëndrar në mënyrë kriminale në pushtet!!! Po për çfarë e këshillon, e bekon, e ndihmon dhe e mbështet Kimetja, vallë??!!! Kur Shqipëria po kthehet, me shumë shpejtësi, në një shtet mafioz tepër të rrezikshëm për të gjithë Evropën dhe Botën!!!! Mos vallë Shqipëria sot është pikërisht një produkt i këshillimeve, udhëzimeve dhe mbështetjes së fuqishme sorosiano-amerikane-evropiane? Shqiptarët dhe OPOZITA SHQIPTARE të vetëm s’munden dot kurrë që ta “heqin qafë” këtë lloj makinerie mafioze sorosiane me kaq shumë pushtet, që ka edhe mbështetjen e qeverive sorosiane të SHBA dhe të BE Rama, dhe të luftojnë MAFIA-n shqiptare, që ka marrë dimension “ndërkombëtar” duke u forcuar aq shumë me mjete financiare dhe veprime/akte të rrezikshme për organet e perëndimore ligjzbatuese!! Dihet botërisht që çdo ndryshim madhor në Shqipëri, për të keqen dhe për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, gjithmonë ka ardhur dhe është kurorëzuar vetëm nga "BOTA" dhe vetëm nga "NDËRKOMBËTARËT"!! Për këtë nuk ka pse të mburret kot asnjë shqiptar apo forcë politike!! Për të vetmet gjëra dhe "MERITA" që kanë shqiptarët dhe mund të "mburren" nëpër botë dhe kanë ekskluzivitetin e veprave të tyre janë GROPAT e ZEZA, KRIMET, VRASJET, PLAÇKITJET, DHUNIMET, VJEDHJET, GRABITJET, PLAÇKITJET, POSHTËRSITË dhe MASKARALLËQET që i kanë BËRË ndër dekada dhe vite dhe po i BËJNË sot njëri tjetrit!!! Armiqtë më të rrezikshëm dhe më kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë vetë shqiptarët. Mos e kërkoni kot të keqen tek të tjerët, tek të huajt dhe tek bota!! Të keqen e kemi vetë në GEN!! Gjendja se ku ndohet sot Shqipëria pas 32 vitesh post-komunizëm, tregon që shqiptarët janë shqiponja, skifterë, sorra, që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit janë ujqër, çakenj, tigra, luanë, gjarprinj dhe nepërka vetëm për njëri-tjetrin dhe ndaj njeri-tjetrit!!! Më të freskëtat ngjarje kriminale postkomuniste filluan që në 1990-1991, vazhduan në periudhën 1997-2005, dhe u përsëritën në periudhën kriminale 2013-sot!! Por ndryshimi i madh është që KURRË MË PARË të INJOROHET një popull i tërë dhe një QEVERI me një regjim NARKO-KRIMINALO-MAFIOZ të ANASHKALOHET, të MBËSHTETET dhe të MBROHET kaq fuqishëm nga NDËRKOMBËTARËT, nga qeveritë e SHBA dhe të BE!!!! Ky është një TURP i MADH për SHBA, BE dhe NDËRKOMBËTARËT!!! Sot SHBA dhe BE nuk është më siç kanë qenë në vitet dhe periudhat e tyre të ARTA 1970-2000! Shembulli i SHQIPËRISË sot tregon se demokracia dhe bota PERËNDIMORE kanë dështuar dhe ka DEGRADUAR SHUMË KEQ dhe në mënyrë katastrofike!!! SHQIPËRIA ka marrë zjarr nga kjo aleancë mafioze QEVERI-MAFIE, por flaka e këtij "ZJARRI" po i afrohet akoma më shumë BYTHËS së BE. Kur ta ndjejë BE, atëherë edhe për atë do të jetë tepër VONË!!! Prandaj sot nuk është SHQIPËRIA në RREZIK, por është DEMOKRACIA dhe vetë BOTA DEMOKRATIKE në RREZIK!

Shqiptaro-Amerikani01/09/2022 09:46

Akoma nuk u bindët që sorosiania kinezo-amerikane Kim-Ete-Chinq-Chung-Kim punon si e dy-punësuar? Edhe full-time si ambasadore e SHBA që përmbush misionin dhe direktivat kriminale dhe anti-popullore e anti-demokratike të DASH sorosian amerikan në Shqipëri, për eliminimin e opozitarizmit në përgjithësi dhe të PD dhe të Berishës në veçanti, por edhe part-time që përmbush misionin kriminal dhe direktivat personale mafioze dhe kriminale të Edvin Kristaq Ramës, si Sekretare Partie e sektit mafioz kiminalo-sorosian "Rilindja"! Në këtë punën e dytë pranë këtij narko-sekti kriminal mafioz, shoqja Kimete paguhet 100 herë më shumë se sa paguhet ligjërisht nga DASH në atë punën zyrtare full-time!! Akoma nuk e keni kuptuar dhe nuk e besoni që vetë SHBA nën qeverisjen e sorosianëve ka ikur për LESH???!!!! Sot vetë SHBA, nga pikëpamja e reputacionit dhe rëndësisë politike dhe gjeo-strategjike, dhe nga niveli i demokracisë, është kthyer në një "Shqipëri gjigande"!!!

Shto koment

Denonco