Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kriza energjitike/ Ferruni: Skemë e ngjashme me inceneratorët! Pylli i Sodës dhe Narta drejt zhdukjes

17:43, 31/08/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon në Edicionin e Pasdites, eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni ka analizuar pse është kundër anijes nga Bangladeshi, e cila do vijë drejt Vlorës për të prodhuar energji duke djegur naftë D2.

Eksperti tha se kjo skemë e emergjencës së energjisë e përdorur nga qeveria është ‘fake’ pasi është e njëjtë me skemën e emergjencës së krijuar për inceneratorët, duke theksuar se kjo e energjisë është edhe më e madhe pasi bëhet fjalë për më shumë se 700 milionë euro.

Sipas Ferrunit, pylli i Sodës rrezikohet nga ky project pasi rreth 30 kamionë me 20 ton naftë secili do të kalojnë përditë duke sjellë një ndotje deri në asgjesimin e këtij pylli.

Gjithashtu edhe Laguna e Nartës është e rrezikuar pasi mund të asfiksohet nga këto sedimente pasi është shumë delicate dhe fauna aty është në rrezik total.

Ferruni: Shkencërisht, djegja e fosileve gjeneron emesione mjaft ndotëse dhe bota ka vendosur disa standarde që duhen respektuar edhe pse kanë probleme në shëndetin e njerëzve por janë një e keqe e pranuar për hir të zhvillimit. Pra kemi disa standarde edhe në Shqipëri si në BE sidomos pas hapjes së negociatave. Ne jemi në një situatë ku po instalohet një lloj gjenerimi i energjisë nëpërmjet disa gjeneratorëve gjeneratorëve super të mëdhenj, që ne i quajmë tec lundrues të cilët krijojnë një ndotje disa herë më të mëdha se sa standardi. Sidomos në rastin tonë që në rastin tonë kemi të bëjmë me një sipërfaqje detare që ka vlerë të veçantë për ekosistemin dhe turizmin në Gjirin e Vlorës duke krijuar një sndotje masive.

Ndotja e naftës dihet nga kushdo, të paktën nga nuhatja dihet se çfarë problemi ka kur digjet nafta, por dihet se janë emesione toksike të azotit të squfurit që janë shumë problematike për shëndetin e njeriut.

Është një ndotje e jashtëzakonshme një përmasë jashtëzakonisht e madhe ndotje pasi këto lloje gjeneratorësh, ndryshe nga tec-et e zakonshme si ai me gaz që është në Vlorë, ka një dyfish të normës së përdorimit të karburantit se është një naftë e rëndë që ka një ndotje me përmbajtje squfurore, e tipit naftë D2 dhe kjo është e papranueshme. Nuk e kemi dëgjuar ndonjë vend në BE që është në situatë më emergjente për energjinë, të ndjeki këtë lloj metode. Mund të vuajmë për një kohë të shkurtër për energji por jo për dy vjet.

Ne edhe kemi eksportuar energji në vitet e kaluara në periudha të kaluara dhe e gjithë kjo gjendja e emergjencës është ‘fake’ e njëjtë si çështja e emergjencës e inskenuar për inceneratorët.

Për mua është një situatë edhe më e rëndë pasi ka të bëjë me një shumë më të madhe lekësh, pasi shkon mbi 700 milionë eurosh. Do paguajmë edhe nja 3 milionë euro për të thelluar vendin ku do ankorohet anija gjenerator. Do rritet temperature e ujit në det deri në 14 gradë dhe është e tepërt për mjedisin dhe ekosistemin.

Ministrja Kumbaro duhet ta refuzojë lejen mjedisore pasi duhet një vlerësim i ndikimit të thelluar.

Kjo është një aferë e dizenjuar për të vjedhur. Ndërkombëtarët bashkë me kompanitë vendase dhe tenderat e pafund të naftës që do bëhen pasi janë 600 ton në ditë. Janë gati 30 trajlera me nga 20 ton secili në ditë do qarkullojnë në pyllin e Sodës. Nga këto emesionet e gazrave sulfurorë mund të krijohet një reaksion me kalçiumin që kanë pishat dhe Pylli i Sodës mund të agjesohet nga këto sedimentet që do bien aty. Laguna e Nartës është e rrezikuar pasi mund të asfiksohet nga këto sedimente pasi është shumë delicate dhe fauna aty është në rrezik total.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco