VIDEO-SYRI TV/ Ish-drejtori i Soros kundër Ballkanit të Hapur: Vuçiç e përdor Ramën si ushtar

11:22, 30/08/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtori i Fondacionit Soros në Shqipëri, Fron Nahzi ka kundërshtuar nismën e Ballkanit të Hapur, duke e quajtur një lojë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama. Gazetari, i cili është financuar prej vitesh nga Soros,  thekson se kjo nismë, i sjell përfitime vetëm Serbisë, duke e cilësuar Ramën si në ushtar të Vuçiç

SYRI TV

Ish- drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri, Fran Nahzi, ka dalë kundër nismës për Ballkanin e Hapur, duke e cilësuar si një lojë të dyfishtë të presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, i sjell përfitime vetëm Beogradit zyrtar.

Në shkrimin e publikuar për BIRN, gazetari dhe opinionisti, i financuar prej vitesh nga Soros, e quan nismën e ‘Open Balkan’ si një çudi ballkanike. Ai e cilëson Vuçiç si një mjeshtër të shahut, në lojën që zhvillohet në Ballkan, ndërsa kryeministrin Rama, si një ushtar në këtë lojë. 

“Për Ballkanin e Hapur ngrihen dolli në koktejet e frekuentuara nga diplomatë perëndimorë, por në rajon e shohin me skepticizëm dhe si një lojë dinake nga Vuçiç, që e përdor Ramën si ushtar për të çuar përpara interesat serbe. Çfarë fiton Rama nga e gjitha kjo? Rritje të numrit të qytetarëve serbë që vizitojnë Shqipërinë dhe lëvdata nga Perëndimi. Por përfitimet e vërteta ekonomike e politike janë të Vuçiçit”.

Me artikullin e tij, ish-drejtori i Fondacionit Soros në Shqipëri, ndalet edhe te mënyra se si Rama dhe Vuçic po udhëheqin vendet e tyre, sipas tij, duke rrëshqitur nga demokracia drejt autokracisë. Nahzi liston kritikat ndaj qeverisë Rama, duke përmendur akuzat për korrupsion, klientelizëm dhe intimidim të gazetarëve e kritikëve.

“Pavarësisht origjinave tepër të ndryshme ideologjike – Vuçiç si një bashkëpunëtor ultranacionalist i regjimit të Slobodan Milosheviçit, dhe Rama si një ish-artist socialist – të dy kanë të përbashkëta pjesë nga e njëjta lojë e shpifur. Të dy e kuptojnë se lëvizjet e gabuara në nivel lokal janë më të tolerueshme për Perëndimin se sa ato në nivel rajonal për sa kohë që bën të mirin me fqinjët; të dy i drejtojnë vendet e tyre me grusht të hekurt – Vuçiç e bën hapur, Rama fshehur pas një dorashke të butë”.

Gazetari komenton përkrahjen e kryeministrit Rama ndaj nismës dhe kundërshtimin e Kosovës për tu ulur në tryezën e Ballkanit të Hapur. Ai thekson se deklarata naive të tilla si “ne duhet të rritemi së bashku dhe t’i harrojmë të gjitha telashet që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit”, mund të lëvdohen në Serbi e Rusi, por nuk mund të kapërdihen nga një vend që ende kërkon trupat e mbi 1000 njerëzve të tij që konsiderohen të zhdukur që nga lufta e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco