FOTO/ Presioni i LSI? Dorëhiqet kandidatura e PS për bashkinë e Kavajës. Ja çfarë shkruan

FOTO/ Presioni i LSI? Dorëhiqet kandidatura e PS për bashkinë e Kavajës. Ja çfarë shkruan

11:07, 01/04/2017
A+ Aa A-

Silva Daja, gruaja e Gentian Dajës, kreut të PS për Kavajën ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për Bashkinë.

Në një status në Facebook ajo shkruan se u krijua tymnajë e madhe pasi Kryesia e PS Kavajë e zgjodhi si kandidate për kryetare bashkie. Ajo thotë se bashkëshorti i saj vlen më shumë për të se sa një karrige, shkruan Opinion.al.

Kujtojmë se PD dhe LSI deklaruan mospjesëmarrjen në zgjedhjet e Kavajës pikërisht për shkak të kandidaturës së zgjedhur nga PS-ja. Sipas LSI, aleati në koalicion nuk ishte konsultuar as kur ka zgjedhur Elvis Rroshin dhe as sot…

Më poshtë deklarata e plotë e Silvana Dajës, gruas së Gentian Dajës, mikut të Elvis Rroshit

Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim në pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën.

Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.

Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.

Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.

Me respekt SILVA DAJA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

folk01/04/2017 16:13

Paska dy gram tru kjo rilindsja.E kuptoje qe iku koha e Rosheve dhe e bashke(rilindesit)shortit te saj.Nuk ke pare gje akoma.

Ripjerdhja ( Rilindja)01/04/2017 14:05

Moj shoqe ripjerdhese per çfare arsyesh e bere kete doreheqje gjoja per burin PO PERPARA SE TU KANDIDONTE NUK E KISHE GJE KTE FARE BURI qe vlenkerka me shume se Partia qe ju rriti e ju edukon me frymen e saj Jo moj Shoqe Jo por nuk te pjerdh LESH E LIJA TY.

liu01/04/2017 12:00

Pasi doli doci ne drite u terhoq Rama nga strofulla e krimineleve.

roshi01/04/2017 11:31

vazhdo ne gjurmet e burrit tend,se ne drejtimin e duhur jeni

Shto koment

Denonco