Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

Berisha: Do jem në protestën e sotme si qytetar! Rama po mban anën e vampirëve të vërtetë

Berisha: Do jem në protestën e sotme si qytetar! Rama po mban anën e vampirëve të vërtetë

11:51, 04/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli i prekur nga vizita e ngushëllimit në familjen Avdia, e cila humbi vajzën 7-vjeçare në Himarë. Ai tha se autori i krimit, komisari i policisë është një xhelat.

Berisha tha se ky krim nk është një rastësi.

“Ju i keni vetë rastet. Nuk është rasti për t’i numëruar këtu me radhë vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet brenda stacioneve të policisë. Nuk është pra, rastësi që ky xhelat skafist nuk bëri asgjë tjetër, veçse imitoi ministrin e tij me skaf.

Edi Rama flet në mënyrën më të përçartur për vampirë politikë dhe mediatikë.  Po të hymë në fushën e vampirëve, vampiri dhe xhelati ishte ai që vrau fëmijën pranë babait të tij.

Ajo që e bën më të rëndë këtë dramë është se kryeministri i vendit, në vend që të shkarkojë ministrin e familjes, Çuçi, i vërsulet gazetarëve dhe politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë. Pra, tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë.

Unë shfrytëzoj rastin të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike, fisnikë të vërtetë dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij, të cilët konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror, i cili do të trondiste çdo vend të botës,” tha Berisha.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi se do jetë i pranishëm sot në protestën e qytetarëve kundër krimit horror në Himarë. Berisha tha se demokratë do jenë në protestë si qytetarë.

“Patjetër. Do jem në protestë si qytetar. Protesta është e qytetarëve. Demokratët do jenë në protestë si qytetarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco