Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Megaskandali 189 milionë dollarë/ Kryemadhi denoncon aferën e rëndë

Megaskandali 189 milionë dollarë/ Kryemadhi denoncon aferën e rëndë

08:52, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi dje se LSI do të pasurojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me informacione të tjera që faktojnë evazionin fiskal të kompanive që kanë marrë koncesionin për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha se nga shqyrtimi i librave të blerjeve dhe të shitjeve të kompanive të inceneratorëve rezulton se ka kryer në total 30 milionë dollarë evazion fiskal, duke bërë fatura fiktive.

“Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme, besoj se të gjithë e mbani mend që në nëntor-dhjetor të vitit 2021, ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Ç’do të thotë me këtë? Më të gjithë auditimin që ne bëmë apo kontrollin e dokumentacioneve, Klodian Zoto kishte kryer një evazion fiskal mbi 30 milionë dollarë. Siç ndodh që duke vazhduar dhe duke kontrolluar hap pas hapi dokumentacionet, me të gjitha kompanitë me të cilat Klodian Zoto kishte bërë evazion fiskal, ajo çka neve na rezultoi janë rreth 24 kompani, të cilat kanë bërë bashkëveprim financiar shije dhe blerje me kompanitë e inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Por gjatë kërkimit të zbulimit të parregullsive me kompanitë e inceneratorëve, Kryemadhi denoncoi se 24 kompanitë me të cilat është bërë, evazion fiskal kanë kryer edhe kompani të tjera që marrin punë publike dhe marrin koncesione në Shqipëri. Sipas kryetares së LSIsë, vlera totale e faturave fiktive shkon në 189 milionë dollarë.

Nga kontrolli po i librave të shitjeve dhe të blerjes rezulton se kompanitë guaskë blinin fruta ekzotike, ushqime apo ujë të pijshëm dhe shisnin beton, asfalt dhe inerte.

“Duke marrë me detaje të gjitha kompanitë dhe duke i detajuar me fatura me librat e shitjeve, me librat e blerjeve, ajo që kemi kuptuar dhe kemi rezultuar në fund është që evazioni total i këtyre kompanive është 189 milionë dollarë. Në pamje të jashtme, mund të duket si diçka normale që janë 24 kompani që kanë bërë punë të ndershme, që kanë blerë, kanë shitur dhe deri këtu jemi shumë dakord dhe shumë në rregull. Po ju marr rastin e kësaj kompanie, AMPP, e cila ka një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve rezulton si në çdo biznes atë që ti do të ofrosh si shërbim duhet ta kesh të magazinuar. Ose do të blesh diku tjetër, ose do të prodhosh. Ose do të blesh zhavorr, hekur ose do të jesh fabrikë që prodhon hekurin. Dhe në librin e blerjeve të kësaj kompanie neve na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 milionë dollarë produkte. Dhe pjesa më e madhe e produkte të tyre janë ushqime fruta dhe ujë i pijshëm. Dhe përsëri prapë deri këtu shumë në rregull sepse mund të jetë një kompani që furnizon qytetarët shqiptarë në supermarket”, tha Kryemadhi.

Më dyshuese bëhet situata sipas kryetares së LSI-së kur dy pensionistë mbi 90 vjeç bëhen pronarë të kompanive që kanë kryer në total xhiro mbi 35 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Thanas Çanin dhe Haxhire Gurakuqin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS05/07/2022 10:52

PO TË KISHTE VËRTETË NJË SISTEM DREJTËSIE TË PAKAPUR NGA NARKO-QEVERIA, PO TË MOS E KISHTE SHKATËRRUAR SHQIPËRINË BANDA SOROSIANO-AMRIKANE E AMBASADËS SË SHBA NË SHQIPËRI, SOT KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË DHE E GJITHË QEVERIA SHQIPTARE SË BASHKU ME ISH-MINISTRAT DHE KRYETARËT E BASHKIVE TË NARKO-BANDËS MAFIOZE "RILINDJA", DO TË ISHIN DËNUAR ME 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME. VETËM PËR NJË GJË TË JEMI TË SIGURTË QË TË GJITHË NE SHQIPTARËT SI BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË: ÇDO KOSTO, ÇDO ÇMIM DHE SE SA MILIONA EURO DO TË VIDHET NË ÇDO INVESTIM, NË ÇDO VEPËR RRUGORE APO NDËRTIMORE, NË ÇDO PPP, NË ÇDO TENDER, NË ÇDO KONÇENSION DHE SE SA DUHET TË JENË ÇMIMET E KARBURANTEVE DHE TË GAZIT, SA DO TË JENË PAGAT DHE PENSIONET NË SHQIPËRI, CAKTOHEN VETËM NGA AI, NGA AI HAJDUTI MË I GJATË NË BOTË ME PUSHTET DHE ME TË GJITHA MJETET SHTETËRORE!!! AS MOS E DISKUTONI DHE AS MOS FAJËSONI ASNJË TJETËR, SEPSE TË TJERËT JANË THJESHT FIRMËTARË, USHTARË DHE JESMENË PA BYTHË DHE PA SHTYLLË KURRIZORE TË CILËT I KA PËRLYER DERI TEK HUNDA ME MUTIN E VET, E NUK DALIN DOT SEPSE I KANË PRANGAT GATI!!! ATA AS NUK GUXOJNË QË NË NJË PËRBALLJE NORMALE ME GAZETARËT T'IU PËRGJIGJEN VETË PYETJEVE TË TYRE!! ATA AS NUK GUXOJNË QË TË DALIN MË NGA GROPA GJIGANDE E MUTIT, KU I KA ZHYTUR NARKO-SULLTAN-SATRAPI SOROSIANO-PUTINIST I SURRELIT!!! ATA DO TË PËRFUNDOJNË QË TË GJITHË TË DËNUAR ME NGA 3-4 BURGIME TË PËRJETSHME, NDËRSA VETË BABLOKU QË GJITHMONË DEL I LARË NGA KËTO HAJDUTËRITË, DO TË TALLË BYTHËN, DO TË GAJASET DHE DO TË THOJË PUBLIKISHT: UNË NUK KAM PUNË ME ATA, FAJI DHE PËRGJEGJËSIA ËSHTË INDIVIDUALE!!!

Shto koment

Denonco