Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Eurodeputeti Fleckenstein: Opozita të kthehet në Kuvend, mazhoranca të bashkëpunojë

Eurodeputeti Fleckenstein: Opozita të kthehet në Kuvend, mazhoranca të bashkëpunojë

16:18, 27/03/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein në lidhje me protestën e opozitës.

Sipas deklaratës, Fleckenstein i bën thirrje opozitës që të rikthehet në Parlament dhe të heqë dorë nga bojkoti i Kuvendit.

Eurodeputeti thotë gjithashtu se qeveria, mazhoranca dhe opozita duhet të dialogojnë dhe të bashkëpunojnë me OSBE-ODIHR për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në 18 qershor.

Këtë deklaratë të Fleckenstein, Kryeministri Edi Rama e ka publikuar në Facebook-un e tij duke sulmuar sërish opozitën se kush po gënjen për mbështetje ndërkombëtare.

Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

KUSH GENJEN? (2)

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein:

“E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord është bojkotimi i Parlamentit. Deputetët janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Ata duhet që të kthehen në vendin e tyre të punës. Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, kam dëgjuar thirrjen e opozitës për një qeveri teknike.

Nuk e kuptoj se sa ky propozim do të kontribuojë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Maqedonia është në një krizë të thellë politike që tashmë e ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, reputacionin ndërkombëtar dhe perspektivën e saj për integrimin evropian.

Fatmirësisht, Shqipëria është në një situatë shumë ndryshe.

Zbatimi i reformës së gjyqësorit do ta çojë Shqipërinë përpara procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ata që përpiqen ta bllokojnë ose pengojnë këtë reformë efektive dhe të besueshme, bllokojnë nisjen e negociatave për futjen e Shqipërisë në BE.

Unë i bëj thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament. I bej apel qeverisë, Parlamentit, mazhorancës dhe opozitës, të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE-në dhe ODIHR, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje demokratike. Ato duhet të jenë të denja për një anëtar të ardhshëm të Bashkimit Evropian".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BOZEEPR27/03/2017 23:47

O Z>> FLECKENSTEIN'Mosni bre sepo jepni mesim te keq per demokracine.Si eshte emundur atehere kur i semuri i qeverise i trembur po behet gati te marre leckat ju i delni ne mbrojtie? Amos valle ka ndonje klecke politike?Ku e ka demokracine ky pushtet e kjo qeveri ne kete parlamet ? a e keni pare e degjuar psikopatin KMse cc; thote per opozite?A e ke degjuar ironine eketijzzullumqari?Me shme ne na eshte dukur i shterruarpsiqisht se po te jete per profesionet e tija dihen,deshtak ne pikture, deshtak ne letersi, deshtak ne sport. deshtak ne shoqeri , deshtak ne politike e familjepor i suksesshem me BANDAT. Ta mbajne ata qe e kane, ne do ta shporrim.

Qytetar27/03/2017 18:51

O Shoku Fleckenstein po ku je ketu more zuzar e vir zuzari qe do te besh komande me ato te Sorrosit je duke folur mund te komamdosh Edvin kristaq ramen po jo opoziten dhe nje popull qe do zgjedhje te lira e te ndershme pa vjedhje me parate e droges , qe vazhdon çdo dite kapet nga policia italiane jo policia shqiptare.

roshi27/03/2017 17:18

o pallosh kryerilindas,nderkombetaret gjithmone keshtu kane qene,as mish as peshk,edhe ne kohen berisha.nqs basha do vazhdoje kembenguljen per zgjedhje te lira e te ndershme ,dhe populli opozitar do ta mbeshtese, kjo proteste duhet te finalizohet me qeveri teknike dhe ..prapa diellit vafshin keta lloj nderkombetaresh,se rilindja(jo ps)duhet shporrur me çdo kusht!

titi27/03/2017 17:18

sa te pagoj rama

titi27/03/2017 17:18

sa te pagoj rama

Shto koment

Denonco