Rezoluta për Kosovën, Shehu: Pas deklaratës së Felajt, fshihet dora e Vuçiç

16:50, 01/06/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu komentoi në edicionin e pasdites me Bled Markun në Syri Tv rezolutën e propozuar nga PD për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe deklaratën e Felajt e cila paralajmëroi rrëzimin e rezolutës me argumentin se bie ndesh me Ballkanin e Hapur.

Shehu tha se deklaratat e Felajt janë tragjike dhe të rënda teksa paralajmërojnë rrëzimin e radhës si ajo me rezolutën e Srebrenicës.

Sakaq, teksa e quajti Felajn zëdhënëse të Ramës, u shprehën se pas gjithë kësaj fshihet dora e Aleksandër Vuçiçit që do ta lë Kosovën në heshtje.

“Ajo që tha Felaj është zëdhënie e një vullneti të mazhorancës, apo liderit të saj, Ramës, duke paralajmëruar rrëzimin e mocionit siç vepruan edhe me atë për Srebrenciën.

E njëjta linjë, deklarata e mbrëmshme ishte paraprirje e asaj që do të ndodhë për rezolutat që lidhen me njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mendoj se është një veprim skandaloz, vendim fatal nëse mazhoranca do vazhdojë kështu.

Argumentimi i Felajt ishte jo vetëm qesharak, por i dhimbshëm dhe tragjik. Thotë bie ndesh me Ballkanin e Hapur, do të thotë bie ndesh me vullnetin e Vuçiç, udhëzimet dhe kërkesat e tij.

Ballkani i Hapur është instrument i Vuçiçit, një instrument për të sanksionuar hegjemoninë politike dhe ekonomikë të Serbisë.

Nismë e Vuçiç për të dominuar rajonin dhe për të lënë Kosovën në heshtje. Të thuash se bie ndesh me Open Balkan, do të thotë që është dora e Vuçiçit që kërkon të ndalojë këto gjëra.”-tha Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco