'Riorganizimi i PD, jo i lehtë'/ Hoxha: Disa individë presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund

17:24, 27/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Bled Markun, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar zhvillimet e fundit në parti pasi ditën e nesërme zgjidhet anëtarësia.

Hoxha ka theksuar se nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Për sa i përket bashkimit, Hoxha tha se disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Hoxha: Kemi gati pesë muaj që jemi në proces riorganizimi brenda PD. Fillimisht u zgjodhën kryetarët e degëve, kryesive të degëve, u zgjodh Këshilli i ri Kombëtar dhe nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo nuk ka qënë një periudhë e lehtë për PD-në, kemi qënë në luftë me eksponentë të brendshëm të forcës sonë, në luftë politike me qeverinë por edhe me ambasadoren e amerikës, ku qëndrimet e saj kanë qënë të njëanshme.

Nesër me zgjedhjen e kryesisë së re të PD-së mbaron mandati i Komisionit të Rithemelimit.

Më vjen shumë keq që grupi parlamentar nuk vjen i unifikuar dhe në këtë garë që është kryesia e PD-së. Loja që po bëjnë disa deputetë shkon në dëm të PD-së. Unë nuk e prisja qëndrimin e Alibeaj pas zgjedhjeve të 6 marsit për të mbajtur këtë pozicion që po mban. Mendoja që Alibeaj do bënte një hap drejt bashkimit dhe unifikimit të grupit, por përkundrazi po ndodh e kundërta.

Nuk do habitesha nëse disa deputetë të dalë nga lista e PD-së votat e tyre të shkonin në shërbim të Edi Ramës, këto gjëra kanë ndodhur edhe më përpara. Situtata tregon se mund të ndodhin edhe tani.

Disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Garancinë që do jenë apo s’do jenë në listë, e japin vetëm primaret brenda PDs-ë. Përcaktimet që bënte më parë kryetari i partisë nuk do të ndodhi më.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco