Berisha: Operacioni i SPAK ishte një bllof, ja pse u dekonspirua aksioni

Berisha: Operacioni i SPAK ishte një bllof, ja pse u dekonspirua aksioni

12:27, 20/05/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme për mediat se operacioni i djeshëm i SPAK ishte një bllof.

“Një bllof i madh mbushi dje mediat, një operacion që ishte disfatë dhe u shpall sukses i madh, në të cilin nga 32 urdhër-arresti, janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan për drejtime të paditura.

Pse them se u njoftuan? Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe, se edhe kjo nuk përjashtohet, nga narkopolicia apo prokuroria apo institucionet e tjera, por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët.

Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial, është bërë i penduar. Nqs prokuroria është e interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim është i qëllimshëm pasi pas çdo bosi qëndron një qeveritar, qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës. Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi.

Ajo që iu servir shqiptarëve si një sukses, ishte një bllof. Unë mbështes çdo akt dhe përpjekje për ndëshkimin e krimit, por dënoj bashkëpunimin me krimin, përfshi Edi Ramën. Çfarë e nxori Edi Ramën që të përsërisë fjalët e SPAK dhe të drejtorit të policisë? Çfarë e detyroi atë? E detyruan lidhjet me bandat dhe krimin dhe asgjë tjetër.

Ajo që e përforcon këtë është deklarata e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë. Unë këtë deklaratë e marr si të vërtetë, pasi ai nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Pra, për t’u njoftuar bandat, kishte një rrugë: t’u thuhej atyre se Dumani po flet dhe ju jeni të gjithë të arrestuar mbi bazën e dëshmive.

Ky është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka kush ta hetojë, kur kreu i SPAK thotë se nuk ka dekonspirim, do të thotë që nuk ka hetim. Sepse ai e di, siç e dini edhe ju, që qeveritarët qëndrojnë prapa këtyre banditëve, prapa këtyre kapove. Janë shumë të qarta këto,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco