Maxhoranca hodhi poshtë 2 kërkesa të Partisë Demokratike në Konferencën e Kryetarëve, ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, dhe rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, tha se qeveria i druhet hetimeve për ligjin korruptiv, ndërsa Tritan Shehu e quajti, akt të rënde dhe të papranueshëm, bllokimin e rezolutës për Srebrendicën.
Syri Tv
Socialistët rrëzuan këtë të mërkurë në konferencën e kryetarëve 2 kërkesa të demokratëve, ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor per investimet strategjike, dhe rezolutën për dënimin nga parkamenti shqiptar të genocidit serb në Srebrenicë. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputetja Jorida Tabaku, tha se qeveria i druhet një hetimi të zhvilluar në komision për ligjin korruptiv , njëjtë si në atë të inceneratorëve. Ajo inkurajoi SPAK-un që të hetojë në të gjithë format.
Deputeti Tritan Sehu deklaroi se qëndrimi i socialistëve për të bllokuar rezolutën që dënon genoncidin në Srebrenice, në një kohë që të gjithë parlamentet e rajonit e kanë miratuar , ëshstë akt i rëndë dhe papranueshëm
Rrëzimin e kësaj kërkese kreu i grupit parklamentar socialist e komentoi duke thënë se nuk është nevoja të marrim protagonzëm, pasi Shqipëria e ka dënuar genocidine Srebrenicës.
© SYRI.net