‘99% e demokratëve janë bashkuar në bazë’/ Noka tregon vijën e kuqe për deputetët që nuk janë afruar

‘99% e demokratëve janë bashkuar në bazë’/ Noka tregon vijën e kuqe për deputetët që nuk janë afruar

21:57, 02/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Flamur Noka, i ftuar në Çim Peka Live ka folur në lidhje me bashkimin e demokratëve në bazë dhe afrimin e deputetëve te PD e rithemeluar.

Sipas Nokës, kjo lëvizje ka filluar me vetëm tre deputetë dhe tashmë janë 17 të tillë që mbi gjithçka kanë dinjitetin dhe jo pazarin.

Noka theksoi se deputetët e kanë të hapur rrugën për bashkimin me PD-në e rithemeluar por vija ndarëse do jetë votimi në kuvend i kësaj draft-marrëveshje që është në shërbim të mbretërimit të Ramës.

Noka: Kur nisi Foltorja dhe u përjashtua Sali Berisha ishim vetëm tre deputetë. Asnjë lëvizje politike nuk niset e kalkuluar mbi numër deputetësh sespe i bie që të jetë mos të jetë spirituale por pragmatiste. Jemi sot me 17 deputetë dhe mirënjohja më e madhe është për çdo njërin prej tyre pasi kanë vendosur mbi gjithçka dinjitetin dhe jo pazarin. Dhe çdo demokrat e ka këtë mirënjohje ndaj atyre.

Kushdo tjetër që do ti bashkëngjitet dhe e gjen veten te PD-ja e Rithemeluar, te vlerat e një demokracie funksionale dhe çdo deputet që e ka të lidhur fatin me demokratët realisht, rrugën e ka të hapur, por kjo rrugë kurrë nuk do jetë e mbyllur për këta deputetë, deri në momentin që do të përcaktohet qartësisht vija e ndarjes, që Lulzim Basha po e realizon sëbashku me Alibeajn dhe dy apo tre ushtarë të tij, pra nuk do vendosim vijë ndarje por me çduket ky draft është vija e ndarjes. Nga ajo ditë e mbrapa asnjë nuk mund të jetë më përfaqësues i demokratëve.

Unë besoj se ka kohë akoma se shumë deputet që kanë dinjitetin e tyre dhe personalitetin e tyre do të vazhdojnë rrugën që demokratët kanë përcaktuar. Sot 99% e demokratëve janë duke shkuar drejt bashkimit në bazë. Demokratët janë vetëm në një vend, te PD e Rithemeluar. Çdo skenar tjetër është vetëvrasës politikisht dhe në shërbim të mbretërimit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco