Noka: Nëse projekti Rama-Basha zbatohet, revolucioni do vendosë fatin e demokracisë

21:42, 02/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Flamur Noka tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se nëse do të vihet në zbatim projekti Rama-Basha që shkatërron demokracinë, revolucioni do të fillojë. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit theksoi se revolucioni do të vendosë fatet e qeverisë.

"Ditën që do flitet për tu zbatuar ky projekt ogurzi për demokracinë, atë ditë nuk ka rrugë tjetër për të rivendosur demorkacinë, është vetëm revolucioni. Ato marioneta që sot i kam kolegë, që do të votojnë këtë, të shkojnë të jetojnë në ambasada se s'kthehen dot më në degët e PD dhe tek demokratët."-tha Noka.

Teksa u zbulua një draftmarrëveshje mes Ramës e Bashës për Reformën Zgjedhore, deputeti demokrat Flamur Noka tha se ajo që ka rënë si kambanë alarmi në demokracinë shqiptare është fakti që po bëhet një lojë për të përçarë opozitën dhe synon mbajtjen në fuqi të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco