‘Rama po synon presidentin’/ Curri: E kanë ndier frikën e riorganizimit të PD-së nga Berisha...

‘Rama po synon presidentin’/ Curri: E kanë ndier frikën e riorganizimit të PD-së nga Berisha...

21:37, 02/05/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Arjan Curri ka komentuar një tjetër pikë të draft-marrëveshjes që po diskutohet mes Ramës dhe Bashës që i takon forcimit të rolit të presidentit me shtimin e kompetencave.

Curri theksoi se një lëvizje e tillë tregon se Rama dhe Basha kanë ndjerë një frikë dhe rrezik të forcës që po riorganizon Berisha dhe një koalicion i mundëshëm me LSI-në dhe zotin Meta pas lënies së presidencës.

Sipas analistit kjo do jetë e vetmja mënyrë që Rama të fitojë, duke marrë 10 deputetë në tavolinë.

Curri: Rama po e synon vetë postin e presidentit. Mund të mendojë për daljen e tij si president dhe që të mos jetë president kukull, i përgatit vetes një president pak më të fuqishëm se ai që është tani. Imagjinoni një president kaq i fortë dhe një mazhorancë kaq e fortë  se sa hapsirë do ketë opozita që ta mundë këtë mazhorance. Kalojmë ‘De Jure’ në putinizëm.

Fakti që primi i jepet forcës politike që garon vetëm dhe jo në kualicion është sikur hapur këta kanë ndjerë një frikë dhe rrezik të forcës që po riorganizon Berisha dhe një koalicion i mundëshëm me LSI-në dhe zotin Meta pas lënies së presidencës, dhe e vetmja mënyrë që këta të fitojnë është të marin 10 deputetë në tavolinë. Këto mandate që deri tani i kanë blerë me para, me punësim, me administratë, me thasë me miell, me 200 eurosha etj tani nuk kanë nevojë ta bëjnë kështu por të blejnë ‘17 deputetë të artë’ të kësaj republike të re dhe pastaj do ta bëjë të pamundur rrëzimin e këtij regjimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco