VIDEOLAJM/ Gjekmarkaj refuzon demokratët për Disneyland

20:25, 02/05/2022
A+ Aa A-

Agron Gjekmarkaj refuzoi Kuvendin Kombëtar të demokratëve në 30 prill. 

Jo se kishte impenjime të rëndësishme politike, apo dobiprurëse për komunitetin, për sa kohë mban mandatin e deputetit, por për arsye të një natyre krejtësisht tjetër. 

Gjekmarkaj ka zgjedhur të argëtohet në parkun më të famshëm të lojërave të botë, Disneyland, në Paris, Francë. 

Siç mund ta shihni edhe në videon që sjell Syri.net, Gjekmarkaj duket teksa hyn në brendësi të parkut ku ka kaluar disa orë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme. 

Gjekmarkaj u zgjodh deputet në 25 prill të vitit të kaluar me votat e demokratëve, por tashmë demokratët nuk vlejnë për të, ai ka një agjendë tjetër dhe të udhëhequr nga interesa të ngushta. Gjë që po duket qartë çdo ditë e më tepër.

Në 30 prill, Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore, u caktua data për zgjedhjen e kryetarit, 22 maj, si dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco