'Rri gjysmë i dehur nëpër banaqe'/ Veliaj e nis duke sulmuar Metën

'Rri gjysmë i dehur nëpër banaqe'/ Veliaj e nis duke sulmuar Metën

10:17, 09/04/2022
A+ Aa A-

Partia Socialiste nisi sot Kongresin, ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Pjesa e parë e Kongresit nisi në orën 9.30, me 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës

Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj e nisi duke sulmuar presidentin Ilir Meta..

"Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj për News24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arqile09/04/2022 10:56

Kur eshte dhe erjon kurva me ameriken apu dhe te futem pisi palacua bure shkerdhate.

Shto koment

Denonco