Kuvendi e thërret në interpelancë, Rama nuk do jetë i pranishëm

Kuvendi e thërret në interpelancë, Rama nuk do jetë i pranishëm

10:10, 23/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është thirrur për interpelancë në seancën e së enjtes në Kuvend, në lidhje me rritjen e çmimeve dhe masat e marra nga qeveria për përballimin e tyre.

Kreu i qeverisë, në bazë të një kërkesë nga disa deputetë demokratë, duhet të shpjegojë para ligjvënësve deklaratën e tij se: “Në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë, që na prek të gjithë në e që duhet edhe ne të mbajmë barrën tonë”. Konkretisht, 9 deputetë kërkojnë nga Kryeministri Rama në interpelancë të sqarojë 3 çështje kryesore që kanë të bëjnë me paketën e masave për përballimin e krizës: gjendja e rezervave materiale të shtetit dhe gjendja e rezervës së sigurisë të naftës.

Kërkesa e deputetëve u paraqit një javë më parë, por nga maxhoranca u refuzua për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përfshirë në rendin e ditës. Pavarësisht kësaj kërkese, Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancë, ndërsa nuk dihet nëse do ta delegojë përgjegjësisë te ndonjë anëtar tjetër i qeverisë. Mungesa e kreut të qeverisë lidhet me faktin se nesër mbahet në Bruksel samiti i NATO-s.

Kërkesa e PD-së erdhi pas protestave të shumta në vend, që kundërshtuan rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës. Në Kuvend pritet të diskutohet dhe miratohet edhe projektligji “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare për vitin 2022-2026”, i cili parashikon edhe kryerjen e 3 censuve në vend. Në tetor të këtij viti është planifikuar nisja e censusit të popullsisë dhe banesave, ndërsa në fillim të 2024 censusi i bujqësisë dhe i fermerëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco