Këlliçi akuza Bashës: Mashtroi deputetët duke keqpërdorur Ambasadën Amerikane

Këlliçi akuza Bashës: Mashtroi deputetët duke keqpërdorur Ambasadën Amerikane

08:40, 10/03/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit,  ka mashtruar deputetët në emër të Ambasadës Amerikane.

Në një intervistë për Ora News, Këlliçi shprehet se Basha u ka bërë presion deputetëve, duke i gënjyer dhe duke u dhënë sondazhe false, ndërsa shton se pre e këtij mashtrimi ka rënë edhe vetë.

Belind Këllliçi: Rruga e bashkimit nis duke larguar humbësin serial, i cili njëlloj si Edi Rama që thotë nuk kam rritur çmimet, thotë që nuk kam humbur asnjë betejë elektorale, ndërkohë që ka humbur 6 palë zgjedhje. Duke hedhur në koshin  e mbeturinave të historisë një model të shitjes së opozitës, të mashtrimit të deputetëve në emër të Ambasadës Amerikane,dhe të presionit të deputetëve duke i gënjyer duke u dhënë të dhëna false, sondazhe false, jo vetëm atyre por edhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës, jam gënjyer sistematike, deri sa vendosaa që të mos jem pjesë e asaj farse.

Ai tha se faktorët politik në PD duhet të bashkohen, në mënyrë që të vendosin për rrugëtimin që do ndjekë forca e tyre politike.

Këlliçi theksoi se nëse PD do futet e përçarë në zgjedhjet lokale vitin tjetër do humbasë.

Belind Këlliçi: Më duket absurde që të vendosësh një shenjë barazie mes Lulzim Bashës që është një fraksion i pallogaritshëm  në opozitë dhe Sali Berishës, që pa parti, pas seli, pa logo, pa vulë sot ka 2/3 e kampit opozitar. E rëndësishme në gjykimin tim është të bëhet një garë e rregullt dhe të vendos vota e lirë. Do doja që me largimin e Bashës të mblidhen të gjithë faktorët politikë të PD për të vendosur një rrugëtim politik të kësaj force politike. Nëse jemi në këtë gjendje, s’do fitojmë kundër Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS10/03/2022 12:34

KA NJË LIDHJE TË NGUSHTË MIDIS JETËS QË NJË NJERI KA KALUAR NË FËMIJËRI, NË ADOLESHENCË DHE NË RINI GJATË FORMIMIT TË PERSONALITETIT TË TIJ DHE SJELLJEVE TË TIJ NË MOSHË MADHORE!! NJË NJERI I TILLË I RRITUR GJATË NJË FËMIJËRIE TË BULLIZUAR DHE TË PËRBUZUR NGA SHOKËT DHE SHOQET E FËMIJËRISË, I PRIVUAR DHE I RREFUZUAR PREJ TYRE PËR SHKAK TË VESE TË NDRYSHME TË PAPËLQYESHME, OSE I DHUNUAR, NDOSHTA EDHE I PËRDHUNUAR SEKSUALISHT, I PASUKSESSHMËM DHE DËSHTAKË PROFESIONALISHT, REFLEKTON NJË SJELLJE EKSTREME ARROGANTE, MASHTRIMI E SHPIFJEJE DHE DHUNE MENJËHERË SAPO T'I KRIJOHEN KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR TË PATUR PUSHTET!! KJO U DUK TEK DIKTATORI ENVER HOXHA, DHE PO DUKET SHUMË QARTË SOT EDHE TEK EDVIN KRISTAQ RAMA, EDHE TEK LALI PLEHU, EDHE TEK LULI BRAVA!!! KËTA TIPA BËHEN LEHTËSISHT DIKTATORË! PRANDAJ MOS PRISNI KURRË QË KËTA LLOJ MONSTRASH TË DORËHIQEN APO TË LARGOHEN KAQ LEHTË, ME DËSHIRË, ME VOTË APO PA DHUNË NGA PUSHTETI I CILITDO NIVELI QOFSHIN!!! KËTA TMERROHEN SHUMË KUR KUJTOJNË "ATO QË KANË KALUAR" NË FËMIJËRI, NË ADOLESHENCË DHE NË RINI!!! DHE MUNDOHEN QË TA MBAJNË ME ÇDO MJET DHUNE PUSHTETIN E MARRË ME GËNJESHTRA, ME MASHTRIME DHE ME MATRAPAZLLËQE!

Shto koment

Denonco