Deputetët Kasem Mahmutaj, Ramadan Lika dhe Elda Hoti i kanë dhënë një 'shuplakë' Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar. Mahmutaj thotë se në Partinë Demokratike duhet një garë e hapur dhe vota i jep zgjidhje këtij debati.
"Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve. Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati i jep fund vota."-tha Mahmutaj.
Ndërsa deputeti Ramadan Lika i ka thënë Bashës se është i gatshëm të dorëzojë mandatin ndërsa ka theksuar se PD-ja është shkatërruar. Sakaq, ai i ka thënë Bashës se s'duhet të dalin nga mbledhja pa marrë një vendim.
"Z.Basha, unë s'të kam kërkuar kurrë gje dhe të kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati të dorëzoj manddatin. Duhet zgjidhje, thua që s'kemi humbur, si nuk kemi humbur? Ne jemi shkatërruar. S'duhet të dalim nga kjo mbledhje pa një vendim"- tha Lika.
Deputetja Elda Hoti i ka thënë Bashës së nuk të pranojmë pasi po iu vihet në diskutim dinjiteti.
"S'është më në dëshirën apo vullnetin tonë. Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes por tani po vihet në diskutim dinjiteti. Nuk të pranojmë zoti Basha. S'është më në dëshirën apo vullnetin tonë."-tha Hoti.
Edhe deputetja tjetër, Lindita Metaliaj thotë se koha e Bashës në PD ka mbaruar.
"Z.Basha çfarë të themi më shumë? Nuk ja dole! Nuk mbaron PD me ju. Kjo eshtë e qartë! Koha për të parë përpara!", ka thënë ajo.
Më herët edhe deputetët, Ferdinand Xhaferaj, Dash Sula, Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Grida Duma dhe Ervin Salianji e kanë vënë Lulzim Bashën me shpatulla pas murit pas rezultatit në zgjedhjet e 6 marsit, ku dolën të tretët.
© SYRI.net