Berisha: NATO nuk ka njoftuar se ku do mbahet samiti i radhës! Ramës iu anulua konferenca e veçantë

12:53, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Berisha deklaroi gjatë ditës së sotme se, “NATO nuk ka njoftuar se ku do mbahet samiti i radhës”. “Rama njoftoi konferencë të veçantë, por ajo nuk ndodhi”, tha kreu demokrat.

Anisa Kadesha, RTSH: Kryeministri Edi Rama e konsideron një arritje të qeverisë së tij faktin që në Shqipëri sipas tij do të zhvillohet vitin e ardhshëm samiti i NATO-s, pavarësisht se sipas sekretarit të përgjithshëm nuk është vendosur ende koha kur do të zhvillohet ky samit.

Sali Berisha: Nuk them se zhvillohet apo nuk zhvillohet. Unë nuk dëgjova një fjalë mirupafshim në Shqipëri, në Tiranë. Nuk e dëgjova.

E vërteta është që në samitin e mëparshëm për vitin 2027 ishte caktuar Tirana, kjo është e njohur. Por ka mbi dy muaj që qarkullojnë zëra të ndryshëm. Unë nuk mund të komentoj, as se zhvillohet, as se nuk zhvillohet.

Në dokumentet e NATO-s kur përfundon një samit, informohet samiti tjetër dhe vendi, kësaj here nuk ndodhi. Sikundër nuk ndodhi konferenca e veçantë për shtyp, që e kishte njoftuar Rama.

Rama kishte bërë gati të gjitha kamerat e televizioneve të tij dhe prisnin me padurim kur ai do të dilte në konferencë të veçantë shtypi. Nuk patë gjë.

Kjo është ajo që mund të komentoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco