Debate të forta në grupin e PD/ Deputetët kryqëzojnë Bashën: Largohu! Shkatërrove partinë

Debate të forta në grupin e PD/ Deputetët kryqëzojnë Bashën: Largohu! Shkatërrove partinë

21:05, 07/03/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debate të forta po zhvillohen në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. 

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta raporton se mbledhja po zhvillohet me replika të forta mes deputetëve të pranishëm dhe Lulzim Bashës, pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e 6 marsit. 

Deputetët, që deri dje mbështesnin Lulzim Bashën, e kanë quajtur dëshpërues dhe të tmerrshëm rezultatin e PD në zgjedhjet e të dielës. 

Ferdinand Xhaferraj, Dash Sula, Ilda Dhori dhe Helidon Bushati janë disa nga deputetët që në mbledhjen me dyer të mbyllura i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen. 

Edhe Agron Gjekmarkaj kërkon largimin e Bashës dhe bërjen e zgjedhjeve të reja në parti. 

Helidon Bushati ka propozuar edhe kongres pajtimi mes demokratëve.

Por, Basha ka vazhduar me refrenin e paradites, se nuk ka humbur asnjë garë elektorale, por që e kanë vjedhur. 

Përsëritja e kësaj deklarate nga Basha është konsideruar fyerje nga deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dash Sula. 

Debatet

Ferdinad Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s'kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s'është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD, por t'i na ke fyer kur thua s'kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S'kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur.

Dash Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.  

Ilda dhori: Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikesh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon. 

Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi! Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.

Agron Gjekmarkaj: Të ngrihet një komision dhe PD të shkojë në zgjedhje të reja. 

Lulzim Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ia dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është të marrë PD për t'u mbrojtur nga non grata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco