VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës dhe përmbytjen e Dibrës

11:16, 18/02/2022
A+ Aa A-

Nga Maqellara e Dibrës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha foli për çështjen e inceneratorëve.

“Besoj e keni marrë vesh se 420 milion euro janë dhënë për tre djegësa, sot asnjëri nuk punon. Çfarë ka ndodhur? Me thes kanë vjedhur. Po kush? Askush me në krye kryeministrin. Të marrësh paret me qindra milionë euro nga buxheti, nuk i prek kush pa lejen e kryeministrit. Ai është gardiani.

Komisionin hetimor e mbyllën para një muaji dhe kur i denoncova në parlament, u detyruan ta rikthejnë përsëri vetëm për luftë të brendshme midis njëri-tjetrit.

U ndala te kjo aferë ndër më të mëdhatë në 30 vite për t’u thënë se nëse kjo qeveri do kishte investuar 420 milion euro në kanale ujitëse ju garantoj që të gjitha kanalet vaditëse kudo në vend do ishin rindërtuar nga e para. Por ato para duheshin përvetësuar dhe nuk kishte pse t’u jepeshin fermerëve,” tha Berisha.

Më tej, ai tha se demokratët nuk do lejojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës që do përmbysë tokat e Dibrës.

“Më 6 mars duhet të votojmë për shpresën. Ndaj dhe duhet të votojmë për ndryshimin. 5 kryetarë bashkie, në mënyrë të turpshme, ndërroi qeveria e Edi Ramës në Dibër këto vite.

Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës. Kjo trevë nuk përmbytet kurrë. Ajo do qëndrojë siç e ka bërë Zoti. Të harrojnë se do përmbysin një pëllëmbë tokë. Nëse duan të ndërtojnë Skavicën, e kanë projektin. U them të heqin dorë, nuk përmbytet Dibra. Ajo u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike. Edi Ramën nuk e ka gjë fare,” tha Berisha.

“Kam një përshëndetje për ju që kapët atë atë kriminelin që blinte vota këtu në Maqellarë. Po ku është ai sot? Është i lirë, pasi Lulzim Brava ju tradhtoi. Nëse do mbronte votat siç i mbrojtën demokratët e Maqellarës, do ishim në pushtet. Po ai e kishte mendjen që të qeveriste me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco