VIDEO/ Manipulimi skandaloz, si gënjyen publikun për llogari të Bashës, Irfani dhe Ymeri

14:49, 14/02/2022
A+ Aa A-

I dëshpëruar pasi është braktisur nga demokratët, deputeti Lulzim Basha po përpiqet që të manipulojë opinionin publik me anë të medieve që Rama ia ka lënë në përdorim.

Kështu, Irfan Hysenbelliu dhe Ymer (Mero) Baze kanë publikuar ditën e sotme një video të shkurtër nga takimi i liderit historik të demokratëve, Sali Berisha me banorët e Vadardhës në Durrës, ku sipas tyre, gjoja ai i ka njohur meritat Vangjush Dakos për Durrësin.

E pikërisht këtu qëndron dhe turpi i madh i Hysenbelliut dhe Bazes, që kanë vendosur të përdoren dhe të gënjejnë publikun për llogari të deputetit Basha.

Ata kanë manipuluar më mënyrë skandaloze videon, duke prerë vetëm disa sekuenca dhe duke e nxjerrë komplet jashtë kontekstit atë që lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka thënë në Durrës.

Të specializuar për manipulim provash dhe gënjeshtra, të frymëzuar nga njeriu që gënjen edhe kur fle, ja si mashtrojnë ortakët mediatikë të Bravës.

Në video, Berisha thotë të kundërtën e asaj që është propaganduar nga video e manipuluar. Sipas Berishës, Durrësi është shumë më keq për shkak të keqqeverisjes.

Më lart keni videon e plotë që fakton manipulimin skandaloz të Irfanit dhe Ymerit.

Fjala e zbardhur e Sali Berishës:

‘Durrësi ka 22 vite që qeveriset nga socialistët. Nuk ka njeri që mund të thotë sot se Durrësi është më i mirë se sa ç’ishte 22 vite më parë.

Jo, dhe po të shkojmë pak më tutje, sidomos zona e plazhit, nga një nga zonat më të bukra që ishte, ajo është rrënuar përfundimisht nga pallatet.

Ajo çfarë ka ndodhur në 22 vite është se Durrësi është mbuluar nga betoni i Gjushit i cili duhet të pranojmë , një njeri që kishte për ideologji të vetme më shumë se çdo gjë tjetër, shitjen e betonit të vet.

Priste-përcillte, kushdo që shkonte derën e kishte të hapur. Synimi ishte të shiste beton. Lejet e ndërtimit i kishte si me bankomat. Por problemi është se kishte interesin e betonit. Kjo është e vërteta dhe kjo ishte çmenduri sepse ishte një dëm i jashtëzakonshëm që ju bë qytetit’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tajari14/02/2022 16:59

Ndoshta mero pordha do i shkonte me mire se ymer gelbaza....

Lila14/02/2022 15:49

Na trego dokumenti e gjendjes civile ku quhet Ymer? Ndryshe ne gjykate per disinformim

arqile14/02/2022 15:24

Mire merua se dihet se eshte kurva po irfanit pse i kruhet bytha qelbesirit.

Rudi14/02/2022 14:54

Këta plehëra duhen paditur në gjykatë që ta kuptojnë të gjithë populli kush është Mero Gëlbaza & Co

Shto koment

Denonco