Farsa ilegjitime e procesit ndaj presidentit

Farsa ilegjitime e procesit ndaj presidentit

17:52, 08/02/2022
A+ Aa A-

Procesi i shkarkimit të Presidentit të Republikës me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, është një ngjarje jo vetëm e pandodhur në historinë 30 vjeçare të demokracisë shqiptare, por ajo përbën edhe një precedent të rallë për marëdhëniet mes institucioneve dhe ekuilibrin mes pushteteve në vend.

Si e tillë, për nga rëndësia dhe veçantia, ai duhet të qe një proces model, me një procedurë farmaceutike, ku gjithçka duhej të qe e panjollë, për të mos degraduar edhe më besimin e publikut për funksionimin e sistemit.

Por, në fakt, po ndodh krejt e kundërta. Edhe nëse i ndërpritet mandati edhe nëse Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në detyrë deri në fund të korrikut, ky proces është llangosur dhe bërë pis. Jo në një segment, por pothuajse në të gjitha etapat e tij.

Le t'i marrim me radhë.

Parlamenti që votoi për shkarkimin e presidentit në qershor 2021 nuk ishte i plotë. Atij i mungonin gati 20 deputetë si pasojë e bojkotit të partive opozitare dy vite më parë. Por kushtetueshmërisë të diskutueshme e këtij kuvendi të cunguar, i cënohet edhe më legjitimiteti, kur mendohet se një pjesë e deputetëve (104) që bënë korumin e shumicës së cilësuar, nuk ishin zgjedhur direkt nga votuesit. Ata ishin marioneta të rilindjes. Pra votuesit e 2017 nuk i kishin deleguar Ramës dhe PS-së një mandat të majftueshëm për të shkarkuar kreun e shtetit.

Por, farsa nuk mbaron këtu. Parlamenti që votoi shkarkimin edhe ashtu i përgjysmuar, ishte një organ me mandat të skaduar. Zgjedhjet e 25 prillit kishin prodhuar deputetë të rinj dhe nga pikpamja morale, ata që mbanin ende karriget në kuvend nuk kishin tagër për vendimmarrje të mëdha.

Përpos këtyre aspekteve morale, gropat janë edhe ligjore. Ligji e ka të shkruar qartë se komisionet hetimore nuk mund të krijojnë produkte dhe efekte në katër muajt e fundit të ekzistencës së parlamentit. Por ky komision e tajkaloi këtë digë, kur i çoi deputetëve për votim përfundimet e tij për ndërprerjen e mandatit të kreut të shtetit.

Nën ankthin e kohës ai e bëri këtë, duke i mohuar Ilir Metës të drejtën legjitime për tu dëgjuar para tij, madje siç po dëshmohet në faktet e fundit edhe duke fallcifikuar në mënyrë skandaloze datën e çuarjes së materilait në seancë. 

Por farsa që nxjerr në ditë të diellit një shtet me brekë nëpër këmbë nuk përfundon këtu. Në kushte iligjitimiteti nuk është vetëm kuvendi, por edhe Gjykata Kushtetuese. Ky organ i lartë që duhet të marrë këtë vendim të rëndësishëm, i cili krijon një precedent me peshë, nuk është i plotë.

Ajo ka vetëm 7 anëtarë nga 9 që parashikon ligji (dhe që nuk janë plotësuar ende si pasojë e gropave që ka shkaktuar reforma në drejtësi). Por edhe nga këta të shtatë, 3 gjykatës janë me mandat të skaduar. Madje kryetarja Vitore Tusha ka afro pesë vjet që duhet të ishte zëvendësuar.

Sipas vetë vendimeve të kushtetueses për rastin Dvorani, vijueshmëria e një mandati për shkak të mos lënies së vendit vakant, nuk mund të jetë e pafundme. Pikërisht kjo bëri që Gjykata të mos pranonte përjashtimin e njërës prej pjestareve të saj që qe në konflikt interesi me krun e shtetit.

Pra, mjaftojnë betëm këto aspekte më të dukshme dhe më pikante për të kuptuar se një nga çështjet më të mëdha të ekuilibrit të pushteteve ka mbetur në dorë të një parlamenti dhe një Gjykate Kushtetuese të cunguar dhe me legjitimitet të dyshimtë. Prandaj, pa u marrë fare me brendinë e akuzave, kuptohet lehtë se cili do qoftë vendimi final, ai s’do të jetë as serioz dhe as bindës për publikun./ Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco