Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rama 'lan duart' me ministrin 'më të suksesshëm': Nuk i komentoj vendimet e gjykatave!

Rama 'lan duart' me ministrin 'më të suksesshëm': Nuk i komentoj vendimet e gjykatave!

12:04, 05/02/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur më në fund për ish-Ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin këto vite ka tentuar ta mbrojë me të gjithë format për ta shpëtuar nga dënimi i rëndë. Sot, gjatë një konference shtypi, Rama “i lau duart” përfundimisht me të, duke deklaruar se nuk i komenton asnjëherë vendimet e gjykatave.

 “Unë nuk i komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, - iu përgjigj Rama, gazetarëve. - E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi.  100 herë të kthehesha mbrapsht do të bëja të njëjtën gjë, por jemi mbledhur këtu për çështje tjetër,” u përpoq të devijojë ai duke kujtuar se konferenca ishte thirrur për çështjen e Ukrainës.

Megjithatë, bashkëpunëtori më i ngushtë i tij i mandatit të parë qeverisës, Tahiri, e kaloi mbrëmë natën e parë në burgun 313.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilirjan06/02/2022 09:01

O EDO po si artin te nxjeresh nga goja akoma brockulla ti kur thua Mirmengjes ne duhet te shohim darken.

Demokrati i bazes05/02/2022 18:33

Po ti o plehre qe ke 3 muaj qe dite e nate komenton, tall dhe perqesh perplasjen e demokrateve me pengun tend te blinduar e te kyçur ne brava tek selia e PD? Ate vendim nuk e mori gjykata, por e more ti o drogaxhi, 3 dite perpara, tek lokali i Tahirit në Vishnje. Gjykata thjesht e lexoi zyrtarisht e publikisht vendimin qe ishit dakordesuar te dy në menyre mafioze. Nuk u hidhni dot hi syve te shqiptareve! Budallenjve qorra te Rilindjes, ndoshta.

Kasemi05/02/2022 16:51

Rama paska thene se nuk i komenton vendimet e gjykatave. Po ate gjygjtaren qe dha masen e sigurise per pallatet te Garda, pse e komentoi Rama. Jo vetem e komentoi por pas pak ditesh vetingu e perjashtoi nga radhet e drejtesise.

shkodra05/02/2022 16:38

te pafsha edhe ty atje me saje qorin tjuu qijne mire

Shto koment

Denonco