Përplasja me Veliajn, sulmohet webi i FSHF-së/ Bodrumet që kontrollon kryebashkiaku ‘punëmbaruar’ i Tiranës

Përplasja me Veliajn, sulmohet webi i FSHF-së/ Bodrumet që kontrollon kryebashkiaku ‘punëmbaruar’ i Tiranës

21:07, 24/01/2022
A+ Aa A-

Federata Shqiptare e Futblollit ka denoncuar një sulm kibernetik të kryer nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, pas publimit të skandalit me përfshirjen e tij në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë’, shkruan në Facebook, faqja zyrtare e FSHF-së.  

Ky denoncim ka ardhur pas skandalit dhe përplasjes së Veliajt për zgjedhjet në FSHF. 

Postimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:

𝑺𝒖𝒍𝒎𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒛𝒚𝒓𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕.

🌐 Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.

FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.

𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco