Krahasimi i FOTO-ve, Albana Vokshi: LDGSH në anën e duhur të historisë

Krahasimi i FOTO-ve, Albana Vokshi: LDGSH në anën e duhur të historisë

19:14, 18/01/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, njëherazi anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi deklaron se LDGSH është në anën e duhur të historisë dhe në mbështetje të liderit historik Sali Berisha. 

Vokshi ka publikuar në Facebook dy foto.

Në njërën janë anëtaret e LDGSH në takimin me ish-kryeministrin dhe liderin historik, Sali Berisha. 

Dhe në tjetrën, disa gra në takimin e sotëm me Bashën, të cilat nuk janë anëtare të PD dhe as të Lidhjes së Gruas.

Mes tyre bien në sy disa nga dhunueset e aktivistes së Partisë Republikane, Evi Kokalari dhe kryetares së LDGSH, Albana Vokshi te selia e PD në datën 5 janar 2022.  

Postimi
Pa koment!!
#LDGSh në anën e duhur të historisë!! 
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë - Faqja Zyrtare në mbështetje të plotë të Sali Berisha dhe Komisionit për Rithemelimin e PD.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco