‘I dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale’/ Kush është mercenari i Bashës që dhunon demokratët

‘I dënuar për trafik droge dhe organizatë kriminale’/ Kush është mercenari i Bashës që dhunon demokratët

19:19, 18/01/2022
A+ Aa A-

I dënuar për trafik droge dhe pjesmarrës në organizata kriminale, ish-presidenti i ekipit të Partizanit, Paro Laçi është mercenari i radhës i Lulzim Bashës, i cili nxit dhe dhunon demokratëve të cilët e kanë pritur me protesta në të gjitha takimet që ka njoftuar. 

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, Paro Laçi ka dhunuar paraditen e sotme djemtë e FRPD-së të cilët e pritën me protestë dhe goditën me vezë Lulzim Bashën në një takim që kishte njoftuar me herët.

Gjithashtu një tjetër denoncim ka ardhur në drejtim të Paro Laçit edhe për takimin e pasdites në Njësinë 7 në Tiranë, ku demokratët e kanë pritur sërish me protesta Lulzim Bashën.

Sipas denoncimit, Paro Laçi ka nxitur dhunë në takimin e sotëm në Njësinë 7 duke provokuar demokratët të cilët kishin dalë për ti treguar Lulzim Bashës se nuk është i mirëpritur si kryetar i PD-së, pasi është shkarkuar nga delegatët në 11 dhjetor dhe anëtarësia në 18 dhjetor. 

Kujtojmë që ish-presidenti i ekipit të Partizanit Paro Laçi, ka qënë i dënuar për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Paro Laçi u vu në pranga në datën 11 janar 2014. Paro Laçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit të Milanos me 10 vjet burg në vitin 2011. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arqile19/01/2022 10:41

Kaq trima jane keta pisa futini nje dru kolektivce .

Saimir18/01/2022 21:45

Po ju a keni mendere per te neutralizuar nje drogaxhi si Paro Laci.Keni plot djem te rinje dhe te forte per te bere kete gje.Mos beni sehir kur nje drogaxhi i kundervihet demokrateve.Jo vetem foto dhe komente.Duhet aksion i drejtperdrejte kunder tyre.

Shto koment

Denonco