Berisha: '8 janari' tregoi lidhjen më flagrante të politikës me krimin

Berisha: '8 janari' tregoi lidhjen më flagrante të politikës me krimin

13:53, 13/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha, foli për mediat pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Ai tha se 8 janari ishte prova më e qartë dhe më flagrante e lidhjes së politikës me krimin.

“Natyrisht e kuptoni vetë, jam thirrur këtë me urdhër të kreut të Meduzës, por erdha në respekt të parimeve me të cilat jam i mbrujtur.

Në deklaratën time, theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalistësh.

Kjo përbën edhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një, të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin,” tha Berisha.

“PD do të dorëzojë çdo informacion për këtë grup vrasësish dhe mercenarësh. Emrat konkretë janë të publikuar edhe në Facebook-un tim. Besoj se momenti që një seli partie, qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet.

Çështje tjetër që unë shtrova me forcë: si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia, përdorte banda e Lulzim Bravës? Ju i konstatuat vetë këto. Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje dhe bashkëpunimi mes mercenarëve dhe narkobanditëve me uniformë,” tha Berisha.

“Armët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij. megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm foto. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot, që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh, të përbërë nga vrasës, trafikantë dhe fondamentalistë, si roje të Lul Bravës”, theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco