Reagimi i Yuri Kim/ Çfarë shkoi keq me intervistën e Escobar?

Reagimi i Yuri Kim/ Çfarë shkoi keq me intervistën e Escobar?

10:22, 13/01/2022
A+ Aa A-

Pas intervistës së Gabriel Escobar, duket se pritshmërite e ambasadores Yuri Kim nuk janë plotësuar për mënyrën se si e kanë lexuar mediat dhe qytetarët në rrjet. Ajo ka reaguar me stilin e Ramës duke sulmuar gati drejtpërdrejt opinionistët me një status ku thotë: Mos lexoni “Spin doktorët”, por lexojeni intervistën e Escobar, duke sjellë disa momente të saj.

Por çfarë shkoi keq në fakt me këtë intervistë që Kim reagoi? Megjithëse intervista në VOA, më shumë se mbështetje për Bashën, ishte një “sponsorizim” për ambasadoren dhe qëndrimet e saj, ajo prapë solli disa probleme morale për vetë reputacionin e të intervistuarit dhe vetë ambasadores, pasi gazetarja e VOA ishte shterruese në pyetje dhe argumente duke bërë që Gabriel Escobar dy- tre herë të thoshte disa të vërteta. Të vërteta që në fakt nuk ishin qëllimi i intervistës. Qëllimi i intervistës ishte për të përsëritur se Escobar është me Bashën dhe ka marrëdhënie të mirë me të. 

Por konstatimi i gazetarese së VOA, se vendimi i DASH riktheu Berishën aktiv në politikë dhe me shumë mbështetje, e gjeti të papërgatitur Escobar, i cili tha se mund të jetë kështu, por nuk besoj se ka ndikim elektoral. Por gazetarja e VOA nguli këmbë se zhvillimet po tregojnë se Berisha ka shumë mbështetes. Escobar, i surprizuar nga këmbëngulja e gazetares, tha: Po, mundet.

Kjo ishte “surpriza” e parë negative për Yuri Kim, pasi ajo sigurisht që ka raportuar në DASH që Berisha nuk ka mbështetje. 

“Surpriza” e dytë negative për Kim ishte tërheqja e Escobar nga presioni me sanksione ndaj atyre që nuk mendojnë si ata. I pyetur nga VOA për Berishën dhe 'non grata', ai tha se nuk dua të komentoj për të dhe se nuk dua që SHBA të angazhohet në Shqipëri me sanksione. Kjo deklaratë në fakt ishte më e rënda për të gjithë rrethin e Bashës, që në emër të Kim kërcënojnë me sanksione këdo që mbështet Berishën. Kjo deklaratë kishte edhe një domethënie tjetër: Pranim i faktit që sanksionet pa fakte të kthehen në bumerang dhe bëjnë efekt të kundërt. Rikthimin në politikë me më shumë mbështetje të sanksionuarit pa fakte. 

E thënë më qartë, duket se Kim u investua për këtë intervistë si mbështetje ndaj Bashës, por që në fakt nxori në pah nga goja e Gabriel Escobar se raportimet e saj në DASH kanë qenë një mashtrim përsa i përket Sali Berishës, se ai njeri është një pensionist pa përkrahje politike. 

Edhe deklarata se nuk duam të angazhohemi në Shqipëri me sanksione është sërish një goditje për Yuri Kim dhe mënyrën se si ajo ka këshilluar eprorët e vet për të tulatur opozitën pas vjedhjes së mandatit të tretë nga Edi Rama edhe me mbështetjen e vetë ambasadores Kim. Kemi parasysh këtu tradhëtinë që i bëri Kim opozitës për marrëveshjen e 5 Qershorit. 

Këto pyetje nga VOA dhe përgjigjet e detyruara nga Escobar në fakt hodhën ne erë qëllimin e intervistës, atë që Escobar është me Bashën. Një gjë dihej edhe pa këtë intervistë, por që në këtë intervistë u la të kuptohet, se Kim ka bërë raport jo real në DASH dhe kërcënon me sanksione këdo që nuk i bindet asaj pa lejen e DASH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Popull16/01/2022 10:39

Populli duhet te ngrihet çdo dite në demostrata masive Sidomos shtresa e mesme e cila gati po zhduket

Kinezja Amerikane...13/01/2022 17:09

Kinezja e ambasades amerikane, Juri Kim, kinezi perpara saj Lu, dhe Arvizu nga Mongolia tregon se interesat amerikane ne shqiperi jane vetem per destabilizim...tre ambasadore nga vende komuniste....rraca verdhacuke. Kudo ku shkelin amerikanet ka qeveri te korruptuara, anti kombetare dhe destabilitet... Lere qe kjo terheqja nga Afganistani qe spektakolare,...me breke neper kembe a thua se po i hante Gogoli.. Turp per nje shtet si Sh.B.A...

Daj Jaku13/01/2022 15:01

Mendimi im që kinezja Kimete (sikurse edhe kinezi Lu) nuk ka probleme ideollogjike por vetëm interesa ekonomike personale. Kur pagohen me miliona euro e dollarë Ben Blushrat, Karlo bolet dhe gjithë qentë mediatikë nga Edvin Drama, a ka kush imagjinatë të ëndërrojë se çfarë shifrash marramendëse i kalojnë nëpër llogarirë off shore kinezëve ambasadorë të USA. Askush nuk lobon për tu emëruar ambasador në Francë, Angli, Bruksel, Japoni, Gjermani… Rusi, Suedi, Danimarkë… ndërsa për tu emëruar ambasador në Shqipëri, lobimet janë beteja të llahtarëshme me kosto marramendëse. Ashiqare që Edvin Drama i paguam majmërisht ambasadorët për përkrahjen e pafytyrë, duke mbuluar mutin mullar të Edvin me mjaltë mediatik. Miliardat Edvini nuk i ka nga Kristaqi apo nga kursimet e emigracionit ose rrogës, e ka më kollaj me ja rrjep shqiptarëve të varfër. Të kishte përfunduar në këtë lloj gjirizi kjo dhjerëpllomacia e perëndimit, sidomos ajo amerikane, e paimagjinueshme 8 vite të shkuara.

Daj Jaku13/01/2022 14:48

Mendimi im që kinezja Kimete (sikurse edhe kinezi Ku) nuk ka probleme ideollogjike por vetëm interesa ekonomike personale. Kur pagohen me miliona euro e dollarë Ben Blushrat, Karlo bolet dhe gjithë qentë mediatikë nga Edvin Drama, a ka kush imagjinatë të ëndërrojë se çfarë shifrash marramendëse i kalojnë nëpër llogarirë off shore kinezëve ambasadorë të USA. Askush nuk lobon për tu emëruar ambasador në Francë, Angli, Bruksel, Japoni, Gjermani… Rusi, Suedi, Danimarkë… ndërsa për tu emëruar ambasador në Shqipëri lobimet janë beteja të llahtarëshme me kosto marramendëse. Ashiqare që Edvin Drama i paguam majmërisht ambasadorët për përkrahjen e pafytyrë duke mbuluar mutin mullar të Edvin me mjaltë mediatik. Të kishte përfunduar në këtë lloj gjirizi kjo dhjerëpllomacia e perëndimit, sidomos ajo amerikane, e paimagjinueshme 8 vite të shkuara.

pa emer13/01/2022 13:41

na kane trashur me kete mbeshtetjen amerikane per lulin. Pse ne zgjedhje do vije amerika t'u thote njerezve qe votoni per lulin apo do t'i thote edi rames qe lerja kete rradhe se gjynah.

Milena13/01/2022 12:46

Perse duhet te besojme te politika e "ndershme" e SHBA-SE kur ne fakt ambasadoria perkrah politikane te korruptuar, hajdute mashtrues e tradhetare te popullit e vend?????!!!!

Rameta13/01/2022 12:33

Rama ka 10 vjet qe kercenon Ameriken dhe Europen se s'kena nevoje per ju se kena Rusine dhe Kinen.

London 13/01/2022 11:37

Per masen e gjere te popullates kjo grua aziatike eshte non grata. Nuk kam gje me etnin fare,por koincidenca që eshte e katerta ambasador me te njejten origjine,sikur te ishim vietnamez Laosjjan etj. Shikoni sa mire shkojne punet ne Kosove te gjith ambasadoret atje AMERIKAN bio,dhe diplomat karriere. Ne Shqiperi aziatik te derguar dhendrra beogradi sorosian, Demokratet S’do pyesin eskobaret se ke do votojne . London

Shto koment

Denonco