Përfaqësimi i Shqipërisë në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit (KPSA) në Strasburg është shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me ironi të hollë nga ana e ndërkombëtarëve. Gjatë diskutimeve mbi buxhetin dhe shpenzimet qeveritare, eurodeputetët nuk kanë kursyer batutat lidhur me koncertet e kushtueshme në Shqipëri, duke ironizuar se meqenëse shteti ka aq shumë para, ata presin t'u sigurohen bileta falas për performancën e Kanye Ëest.
Përtej batutave, situata në tryezën e bisedimeve paraqiti një ndarje të thellë politike. Delegacioni i opozitës u paraqit me 32 amendamente thelbësore të hartuara së bashku me përfaqësues të Parlamentit Europian. Këto amendamente synonin të ngrinin shqetësime reale mbi shtetin demokratik, përfshirë zgjedhjet e lira, pavarësinë e drejtësisë, korrupsionin, krimin e organizuar dhe lirinë e medias.
Pavarësisht mbështetjes që këto amendamente morën nga vetë europarlamentarët, blloku i deputetëve të Partisë Socialiste shqiptare votoi në mënyrë absolute kundër tyre. Sipas Igli Carës që ishte i ftuar në një intervistë në “Kafe Shqeto:” në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri, të 7 votat e mazhorancës hodhën poshtë çdo propozim thelbësor, duke u përpjekur ta paraqesin ngritjen e këtyre shqetësimeve si qëndrime kundër anëtarësimit në BE.
Flavio Qarri: Do të flasim për atë që ka ndodhur në Bruksel, meqë e kanë me merak për fytyrën e Shqipërisë në skenën europiane. Igli Carën kam në studio. Tani pasi sollëm Kanye-n, si na ndihmoi në deklaratën e përbashkët të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE dhe amendamenteve që me sa pashë edhe eurodeputetët ju thanë bravo që morët Kanye-n?
Igli Cara: Jo nuk besoj, madje...
Flavio Qarri: Ju kërkuan autograf për...?
Igli Cara: Për batutë, dhe kjo domethënë meqë e nisët te Kanye West-i, "meqë ka kaq shumë para Shqipëria", tha, "dhe buxheti i shtetit, meqë ju jeni bërë kaq e pasur", thanë, "na krijoni dhe ne mundësinë, na jepni ndonjë biletë falas".
Flavio Qarri: Po për atë duhet me fol me Zegjinenë
Igli Cara: Kërkuan kontaktet, besoj që do t'i kenë.
Flavio Qarri: Po, le të shpresojmë, do t'i kenë, do t'i kenë. Por përtej shakave, çfarë ndodhi në Strasburg gjatë seancave?
Igli Cara: Tani për t'u kthyer tek çështjet, dhe falënderoj që më ftuat. Tani duhet të kuptojmë që KPSA-ja, ose Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, është një organizëm i cili është krijuar që në vitin 2010 dhe bën ndërlidhjen ndërmjet Parlamentit Europian, qeverisë, kuptohet që trajton çështje të ndryshme të ecurisë së Shqipërisë në këto vite, kuptohet për anëtarësimin në BE. Bëhen dy herë në vit. Një herë bëhet në Strasburg takimi, një herë bëhet në Tiranë. Radhën e kishte Strasburgu dhe kuptohet që ne si opozitë kishim shkuar shumë të përgatitur.
Flaio Qarri: Agresivë apo konstruktivë?
Igli Cara: Të përgatitur, konstruktivë, për të mirën, sepse kur bëhet fjalë për takime të tilla, unë e thashë dhe në fjalën time, nuk shkojmë thjesht për... Kritika ndaj qeverisë nuk është kritikë ndaj Shqipërisë, se ne jemi përfaqësues të Shqipërisë. Por gjithashtu, do ta bëj një krahasim të thjeshtë. Ne tani po duam të hyjmë në një shtëpi të madhe, shtëpinë e Bashkimit Europian, dhe në momentin që ke një ftesë të tillë që pranohesh për të shkuar në këtë shtëpi, kuptohet që mbi të gjitha duhet të jesh i ndershëm, apo jo, i vërtetë, dhe duhet ta meritosh. Pra unë mendoj që Shqipëria nuk duhet të marrë diçka që nuk i takon, por të jetë e vërtetë. Në këtë kontekst, grupi ynë i opozitës ishte përgatitur për të bërë dhe amendimet e duhura për rezolutën që do të votohej. Kuptohet që çështjet kryesore janë shumë, po ne kishim gjithsej 35, në total ishin 82 amendamente. Pra nuk është se kishim bërë vetëm ne, por kishin bërë dhe përfaqësues të Parlamentit Europian. Që do të thotë çështjet tona kryesore janë ato që ne trajtojmë çdo ditë apo jo. Si janë marrëdhëniet në një shtet, përderisa themi jemi shtet demokratik. Kemi apo jo drejtësi të pavarur, kemi zgjedhje të ndershme, kemi korrupsion, kemi krimin, kemi apo jo median e lirë, kemi një ekonomi të qëndrueshme, kemi turizëm dhe me radhë, arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë.
Flavio Qarri: Zgjedhjet ishin?
Igli Cara: Zgjedhjet ishin kryesore. Kuptohet që risia do të thoja unë ishte që, unë isha për herë të parë në Strasburg dhe më bëri përshtypje që të gjitha amendamentet tona kryesore u votuan nga europarlamentarët. Nuk ndodhi e njëjta gjë me Partinë Socialiste. Për të gjitha këto që unë fola, për këto çështje, ato kishin vota në bllok, 7 kundër. Pra kuptohet që nuk u miratuan.
Flavio Qarri: Të gjithë çështjet thelbësore?
Igli Cara: Të gjitha kundër, në mënyrë absolute. Dhe ishte për të ardhur keq sepse fakti është fakt. Tani ato munduan ta shesin si një përfitim mbase politik të opozitës, se arritën deri aty të thoshin që janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por që të jesh i vërtetë dhe të jesh i ndershëm nuk mundet ta thuash. Sepse unë nuk mund të pranoj dot që kryeministri im është i ndershëm, qeveria po punon mirë, vetëm e vetëm të bëhem mashtrues ndaj përfaqësuesve të Parlamentit Europian që të marr notë të mirë. Jo, e vërteta për Shqipërinë janë këto që unë thashë. Pra ne sot nuk kemi një parlament që funksionon, dhe një nga amendamentet që ne kishim ishte pikërisht për funksionimin e parlamentit.
Ne të gjithë e dimë që ne kemi kërkuar 11 interpelanca me kryeministrin dhe kemi realizuar zero. Kemi kërkuar 5 komisione hetimore dhe kemi realizuar zero. Kuptohet që shpesh forca e kartonit del dhe prevalon, pa diskutim. Dhe aq më tepër kërkuam që edhe protestat që po krijohen, që sot e përshëndesim protestën, pa diskutim...
Flavio Qarri: Sepse patët konflikt edhe në Komisionin e Jashtëm edhe për disa nga çështjet e trajtuara atje.
Igli Cara: Pa diskutim, dhe ato ishin hermetikë, nuk pranonin asnjë nga këto, mazhoranca…
© SYRI.net