Kronologjia shokuese/ Masakër mbi demokratët protestues, asnjë i dëmtuar nga njerëzit e Bashës

Kronologjia shokuese/ Masakër mbi demokratët protestues, asnjë i dëmtuar nga njerëzit e Bashës

12:48, 10/01/2022
A+ Aa A-

Pak orë pasi ishte mbyllur protesta e 8 janarit, revista më e madhe gjermane dhe një nga mediat simbol për profesionalizmin, Spiegel do shkruante se nga brenda selisë u hodh gaz lotsjellës mbi protestuesit. Ky fakt kishte rënë në sy të shumë medieve të huaja.

Por ajo që ndodhi më pas i dha nota edhe më shokuese ngjarjes së rëndë.

Kështu, teksa përmasat e dhunës barbare të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës po bëhen gjithmonë e më të qarta, askush nuk ka treguar qoftë edhe një provë të vetme se dikush nga njerëzit e Lulzim Bashës të jetë dëmtuar.

Përkundrazi, ishte vetë roja i dorëhequr i PD-së, i cili tha se ishte larguar sepse në godinë kishte njerëz të armatosur.

Më pas, SYRI denoncoi me emra konkretë, se si njerëzit që po mbronin Lulzim Bashën në seli, duke dhunuar në mënyrë shtazarake demokratët, ishin kontingjent i krimit.

Ata hodhën në drejtim të protestuesve një lëndë të rrezikshme, që sipas ekspertëve dhe medieve të huaja është së paku gaz lotsjellës. Por edhe nëse është lëndë për fikjen e zjarrit, sërish bëhet fjalë për një kimikat të rrezikshëm për njeriun.

Jo vetëm kaq, por në drejtim të protestuesve u hodhën sende të forta, madje edhe xhama që mund të kishin rrezikuar jetën e tyre seriozisht.

Sulmit barbar të dyshes Basha-Rama nuk i shpëtuan as mediat. Madje edhe shumë qytetarë të Tiranës i ndjenë pasojat e helmit të rrezikshëm, sepse deri në qendër të kryeqytetit u përhap kjo lëndë e rrezikshme.

Ndërkohë edhe ajo përpjekje e Lulzim Bashës për të treguar se zyra e tij ishte sulmuar, rezultoi një manipulim i trashë, jo vetëm sepse protestuesit nuk u ngjitën në katin e dytë, por sepse SYRI solli prova se dëmi ishte bërë qëllimisht nga brenda.

Edhe sot, dy ditë më pas, kur demokratët po kurojnë plagët e dhunës ndaj tyre, nga grupi i Bashës nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur të dëmtuar, qoftë edhe me ndonjë gërvishtje.

Edhe çifti Salianji-Duma, që dolën në media që atë ditë për të treguar se ishin dhunuar, teksa Grida Duma hyri në seli me të paktën pesë truproja, sipas fotove të SYRIT, tregon se nuk kanë qenë të rrezikuar, madje po vazhdonin komunikimin normal në dritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES10/01/2022 18:16

Basha nuk eshte pengu i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014, padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Objektivi eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit! Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit! Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike. E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike! Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike". Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj! Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani! Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Shto koment

Denonco