Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ U dhunua barbarisht nga mercenarët e Bashës dhe policia, Hoxha: Më qëlluan me predhë në kokë

VIDEO-SYRI TV/ U dhunua barbarisht nga mercenarët e Bashës dhe policia, Hoxha: Më qëlluan me predhë në kokë

11:35, 09/01/2022
A+ Aa A-

Drejtuesi i një prej njësive të PD-së në zonën e Kombinatit, Alban Hoxha ka rrëfyer për SYRI TV se si u dhunua në selinë blu dhe nga policia.

Hoxha ka treguar se ishte gjendur në një sulm të paprecedentë nga mercenarët e Lulzim Bashës që nga kati i dytë i selisë hidhnin gaz, lëndë plasëse dhe karrige.

Më pas ai ka treguar se pasi ka dalë jashtë selisë së PD-së është qëlluar nga policia me një predhë drejtpërdrejtë në ballë.

‘Jam demokrat i viteve ’90, kam kontribuar për PD-në. Unë kam komunikuar me shpirt, pa parë asnjë interes.

Dje është thirrur një protestë për të shkuar tek shtëpia jonë, aty ku shkojmë prej 30 vitesh.

Bashkë me disa kolegë të mia, u përballëm me një dhunë të paparë, fillimisht nga të ngujuarit e katit të 2-të dhe më pas nga policia.

Nuk na e priste mendja që të binim pre e një dhunë të tillë.

Të ngujuarit e katit të dytë, kishin hapur disa vrima dhe ata hidhnin gaz lotësjellës, lëndë plasëse, karrige, çfarë nuk kanë hedhur.

Kur ka ardhur policia dolëm jashtë selisë, pasi gjendja aty ishte e padurueshme.

Unë kisha dalë rreth 50 metra larg selisë dhe aty më ka ardhur një goditje të drejtpërdrejtë nga një predhë që më kapi në ballë. Unë e njoh policin që më ka qëlluar. Ne ishim në krahun e kishës, kur po zbrisnim poshtë në rrugë’, tregoi Alban Hoxha për SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco