‘Protesta e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit’/ Boçi: 8 janari, demonstrim për t’i thirrur arsyes

‘Protesta e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit’/ Boçi: 8 janari, demonstrim për t’i thirrur arsyes

19:25, 03/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i  Partisë Demokratike Luçiano Boçi, është shprehur se protesta që do të zhvillohet më 8 janar, nuk është thirrur nga Ish-Kryeministri Sali Berisha, por nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Në një intervistë për RTV Ora, Boçi tha se edhe pse Berisha ka shpallur kandidaturën për Kryeministër nuk e mbyll mundësinë e një gare për delegatët e tjerë.

Boçi: Nuk është një përplasje mes dy individëve, por krizë mosbesimi brenda PD, krizë e anëtarësisë në raport me lidershipin. Berisha është vënë në krye të një organizimi si sfidant të një gare të kërkuar nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga anëtarësia e PD, nëpërmjet delegatëve.

Protesta e thirrur më 8 nuk është thirrur nga Berisha në mënyrë të posaçme, por është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Berisha edhe pse ka dalë si kandidat për Kryeministër nuk e mbyll mundësinë e një gare. Tek e fundit një kandidat kur sheh potencën e tij, shfaq dhe ambiciet e tij. Fakti që hidhet kandidatura për Kryeministër krijon dhe besimin te baza. Pra luhet me terminologjinë për të përcjellë besim.

Ndër të tjera deputeti u shpreh se protesta e 8 janarit është demostrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes.

Luçiano Boçi: Data 8 Janar është demonstrim për të thënë që duhet t’i thërrasim arsyes. Ne nuk mund t’i vendosim njerëzit në një konflikt nga një konflikt i gjuhës tek një konflikt i cili nuk na shërben brenda një force politike. Liderët e partive zgjidhen nga anëtarësia për të zgjidhur probleme dhe jo për të sjellë problem. Ata t’i thërrasin arsyes. Njëra palë e ka arsyen sepse Berisha është sfidant, po kërkon garë, ka hedhur dorezën e garës, në bazë të funksionimit të institucioneve të partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bledi803/01/2022 20:13

Ca thua o Boci ! 8 Janari nuk eshte demostrim, por eshte ekzekutim i referendumit, heqjen nga zyra te pengbashes me cdo kusht ! Mos i zbusni gjerat , se keshtu duket qe komiteti po tallet me ndjenjat tona.Po keni bythe hiqeni nga zyra ,po nuk keni thojeni ate me ze te larte.Afati per heqjen e tij skadon me 5 Janar, ndryshe hapni rrugen per te tjeret qe e bejne. Nuk ka me vend per bythepambuke . E kemi nje dhe nuk po e heqim dot nga zyra.

Shto koment

Denonco