VIDEO-SYRI TV/ Berisha paralajmëron Vuçiçin: Mos mendo të vish në Tiranë për...

VIDEO-SYRI TV/ Berisha paralajmëron Vuçiçin: Mos mendo të vish në Tiranë për...

14:01, 11/12/2021
A+ Aa A-

Në Kuvendin e Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha paralajmëroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur.

Berisha vazhdoi të insistojë se Ballkani i Hapur është një nismë serbomadhe.

“Ftoj këdo që ka edhe një provë të vetme, ta paraqesë publikisht dhe Sali Berisha merr vendimin e duhur.

Beteja ime për dinjitet nuk do ndalet kurrë. Ftojë zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre, sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.

Unë do të vazhdoj i palëkundur misionin tim së bashku me ju, për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri.

Do të vazhdoj misionin me ju për të rikthyer në pushtet PD-në, si një parti e vlerave të lirisë, si parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij. Si parti që do integrojë Shqipërinë në BE. Ne nuk do të lejojmë kurrë që Shqipëria të bjerë në zona të tjera influence përveç aleancës euroatlantike.

Do rithemelojmë PD-në si një parti që do shndërrojë Shqipërinë në vendin e shpresës, në vendin e bekuar, në vendin ku shqiptarët do ndërtojnë të ardhmen dhe do i jepet fund spastrimit etnik të Çubrilloviçit shqipfolës, Edi Rama. PD do u japë fund hegjemonisë së Beogradit në Shqipëri dhe Ballkan.

Paralajmëroj Sllobodanin e ri se për Ballkanin e Hapur, mos mendon të vish në Tiranë. Sheshet e rrugës do i kesh plot kundër teje,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco