Lajmi i fundit

Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Adriatik Kelmendi: Infuzion patriotik, e përdorin qeveritë sa herë s'i kanë punët mirë

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Adriatik Kelmendi: Infuzion patriotik, e përdorin qeveritë sa herë s'i kanë punët mirë

19:53, 26/11/2021
A+ Aa A-

Analisti nga Kosova Adriatik Kelmendi nuk i beson deklaratat politike të Edi Ramës dhe Albin Kurtit për referendum në të ardhmen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Në një lidhje me Skype për Ora 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Kelmendi tha se qeveritë hedhin teza të tilla në opinion sa herë ka pakënaqësi për punën e tyre. 

Kelmendi flet edhe për mbledhjen e fundit të dy qeverive, e shtata e zhvilluar deri tani, ndërsa thekson se konkretizimi i marrëveshjeve të firmosura është ende larg asaj që pritet. Ai shton se Shqipëria dhe Kosova ende flasin për abetaren e përbashkët çështje e cila ka qenë adresuar për zgjidhje që në mbledhjet e mëparshme. 

Shkëmbimet tregtare vijojnë të jenë minimale për shkak të barrierave doganore që kanë si Shqipëria ashtu edhe Kosova me njëra-tjetrën.

Pyete: Janë shfaqur të relaksuar dy kryeministrat shqiptarë sot në Elbasan. Për bashkimin kombëtar duket se janë në mendje. A duhet t'i marrim seriozisht Ramën dhe Kurtin?
Adriatik Kelmendi:
Që ishin të relaksuar është lajmi më i rëndësishëm. S'i kishim parë të relaksuar, por me kundërshtime të mëdha me njëri-tjetrin. Por tashmë sot ishte ajo dita edhe në prag të festës së 28 Nëntorit, por edhe duke e parë që kanë kaluar zgjedhjet edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ishite koha që t' shohim duke bashkëpunuar më tepër se nëse nuk ka bashkëpunim mes qeverive kjo nuk i ndihmon as popujt të bashkëpunojnë mes vetes. Se populli është përpara qeverive. Unë nuk besoj se shkon bvrenda një fjalie të thuhet referendum paqësor, ndoshta e mendojnë në situata paqeje dhe jo nëpërmjet luftërave, sepse përndryshe referendumet nuk mund të mbahen. Dhe Shqipëria e Kosova nuk janë në gjendje lufte as me njëra-tjetrën e as me ndonjë shtet tjetër. E dyta, Rama e Kurti që të dy thonë se mund të ketë një referendum dhe do të votonin 'pro', atëherë kush duhet ta organizojë këtë referendum nëse nuk e bëjnë të dyja qeverisë. Edhe në këtë rast po kthehemi në një infuzion patriotik, të cilën e përdorin kryeministrat si në Kosovë dhe Shqipëri sa herë që iu duhet të ballafaqohen me ndonjë pakënaqësi të shtuar në shtetet e tyre e pakënaqësi ka si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. 

Pyetje: Rama foli për tregti e Kurti për patriotizëm. Cila nga këto ka më tepër rëndësi në kohën që po jetojmë?
Adriatik Kelmendi
: Të dyja bashkë. Por nme e dimë se patriotizmi nuk na ushqen dhe nuk e ngre ekonominë tonë, por nëse do të ishim patriotë do të kishim shkëmbime tregtare më të mëdha. Eksportet nga Kosova në Shqipëri mbulojnë ato që importon Shqipëria vetëm 1% dhe diçka më tepër ato që importohen në Kosovë nga Shqipëria. Kjo nuk flet për një bashkëpunim tregtar të shëndoshë dhe natyrisht që duhet shtyrë përpara. Kemi patur edhe raporte se barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të mëdha se barrierat e Kosovës me shtetet e tjera përfshirë edhe Serbinë. Janë 6 mbledhje qeverie të mëparshme e shumë nënshkrime marrëveshjes, por shumica kanë mbetur në nivel të takimeve, nuk janë ccuar përpara, nëse sot duhet marrë seriozisht duhet parë nëse do të kthehen në vepra konkrete këto që u thanë si deklarime apo nënshkrime. 

Pyetje: Janë takuar 7 herë qeveritë, asgjë nuk janë zbatuar. Për çfarë vlejnë këto mbledhje qeverie?
Adriatik Kelmendi:
Do të duhej të ishin praktike. Kosova ëshë e lirë prej 22 vitesh, Shqipëria e hapur prej 30 vitesh. Niveli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës këto 22 vite i papenguar nga askush, nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim për t'u shënuar. Ne ende sot e kësaj dite, edhe në këtë mbledhje qeverie, ende diskutohet për abetare të përbashkët. Ekzistojnë nënshkrime të mëparshme për këtë, por nuk ka konkretizim. Duhet pritur 7 herë dhe nuk ka asnjë hap. Është lajm i mirë mënyra si është gjetur kalimi i kufirit që të mos ketë pengesa e pritje të gjata, e të bëhet me sistemin e kamerave. Një lajm tjetër i mirë është se do të ketë një sekretariat që do të merret me koordimin e marrëveshjeve, por as kjo nuk është diçka e re. Edhe kur ishte zv/kryeministër Fatmir Limaj ishte caktuar koordinator për zbatimin e marrëveshjeve e ende sot flasim për mungesën e zbatimit të tyre në praktikë. 

Pyetje: Sipas një sondazhi të fundit në Shqipëri, 80% e shqiptarëve janë pro bashkimit me Kosovë. Si mendoni se do të ishte rezultati i një sondazhi të ngjashëm në Kosovë? 
Adriatik Kelmendi:
Edhe në Kosovë ka entuziazëm. Në Shqipëri ka shkuar duke u rritur kjo përqindje, kurse në Kosovë jo dhe aq. Dy vitet e fundit në Shqipëri po rritet. Kjo ndoshta flet edhe për një farë ndjeje të patriotizmit kosovar, të besimit te shteti i Kosovës, forcimi i saj si dhe njohjen më tepër të njëri-tjetrit. Por përtej bashkimit politik kemi shumë fusha që mund të bashkëpunonim deri te një bashkim eventual politik edhe me referendum, por që nuk i promovojmë dhe nuk iu çojmë përpara. Vullneti i qeverive deri tani ka munguar. Kjo ndërlidhet me ngathtësinë që karakterizon qeveritë në zbatimin e premtimeve e programeve të tyre edhe brenda republikave e jo më ndërmjet nesh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco