VIDEO/ ‘Mbledhjet e dy qeverive’, Shameti: Shqipëria e gatshme për Serbinë e Maqedoninë

VIDEO/ ‘Mbledhjet e dy qeverive’, Shameti: Shqipëria e gatshme për Serbinë e Maqedoninë

16:51, 26/11/2021
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka komentuar mbedhjen e përbashkët të zhvilluar ditën e sotme mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.

Ferko: Çfarë ka prodhuar ky takim dhe konferenca e përbashkët?

Shameti: Ajo që shërben si lënda kryesore që i ofron material mediave është konferenca, por lënda e vërtetë është mbledhja. Mbledhja e dy qeverive, 13 marrëveshjet që u njoftua se do të implementohen, dhe ajo që ndodhi në këtë takim të shtatë të qeverive, ishte asgjë më shumë se ‘Shqipëri e hapur’. Dhe më vjen keq që është një kohë vonesë nga ‘Open Balkan’ pasi Shqipëria është më e gatshme të miratojë lëvizjen e kapitalit, njerëzve dhe mallrave me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe më pas me Kosovën. Dhe kjo duket se bëhet vetëm në mënyrë mekanike dhe të sforcuar, bëhet vetëm për forcë zakoni dhe jo se këto marrëveshje do të zbatohen. Ajo që u vu re ishte dhe refreni i mbledhjes, ku premtimi i qeverisë së Shqipërisë ishte se kjo mbledhje ishte konkrete, me vendime konkrete dhe problemi ishte te burokratët. A thua se burokracia është një gjë tjetër nga qeveria. Burokracia është shprehje  e vullnetit të qeverisë. Nuk ka burokraci që e vonon apo zvarrit nëse qeveria e ka vendosur se çfarë do. Kjo është thjeshtë mungesë e dëshirës nga qeveria e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco