‘PD do ish ndarë në 2 copë’, Meta: Një intelektual më tha se ambasadat sot janë streha e fundit…

‘PD do ish ndarë në 2 copë’, Meta: Një intelektual më tha se ambasadat sot janë streha e fundit…

21:50, 22/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se PD do ishte ndarë më dysh, sepse disa ishin pro reformës në drejtësi e disa deputetë ishin kundër.

Meta thekson se një intelektual i ka thënë se nëse dikur ishte shprehja se nacionalizmi ishte streha e fundit e maskarenjve, sot janë ambasadat.

“PD do ishte ndarë në dy copë, me forcë, me dhunë, si parti që donte dhe nuk donte reformën. Unë nuk ngatërrohem me ambasadat. Një intelektual më tha një gjë të mençur.

Tha dikur thuhej se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut, sot ambasadat janë streha e fundit e maskarennjve. Këto histori me pro amerikanë, me pro gjermanë, antiamerikanë e antigjermanë, duhet të marrë fund”, deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco