Nesho: Meta ishte shumë i qartë, Basha mungesë të theksuar vizioni për të drejtuar opozitën

Nesho: Meta ishte shumë i qartë, Basha mungesë të theksuar vizioni për të drejtuar opozitën

18:35, 22/11/2021
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv, foli për deklaratat e presidentit Ilir Meta ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha.

Nesho thekson se Meta ishte shumë i qartë në deklaratat e tij, duke vënë në dukje mungesën e theksuar të Bashës si lider opozite.

“Ajo që tha presidenti Ilir Meta ishte shumë e qartë. Meta është në avantash, se reagimi i PD është shabllon. Procesi që tregon Meta tregon mungesën e vizionit që ka pasur Basha. Deklaratat e Metës nuk janë akuza, por do të vërë në dukje stilin e lidershipit të opozitës dhe pse PD ka dështuar në aksionet e veta.

Këto janë disa të vërteta, që opinioni publik duhet t’i njohë, për arsye se është përpara një vendimmarrjeje shumë të madhe. Palët janë për rikonfigurim të PD dhe janë për të ardhmen demokratike të Partisë Demokratike, dmth lufta që duhet të bëjë opozita për të rrëzuar regjimin e vendosur demokracinë”, deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco