Lajmi i fundit

LIVE/ Tryeza e PL për sipërmarrjen, Meta mbërrin pas daljes nga SPAK

VIDEO-SYRI TV/ Lulzim Basha vetëizolohet në Instagram e Twitter

VIDEO-SYRI TV/ Lulzim Basha vetëizolohet në Instagram e Twitter

16:15, 22/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka bllokuar mundësinë e qytetareve për te komentuar ne faqet e tij zyrtare ne Twitter dhe Instagram. Vendimi i Bashës për tu vetizoluar ne këto rrjete sociale erdhi pas reagimeve kritike te demokrateve dhe qytetareve te tjerë ndaj vendimeve te tij.

Nga SYRI TV

Siç mund ta shihni, të shkruash një koment poshtë postimeve të Lulzim Bashës në Twitter dhe Instagram është e pamundur. Ditën e djeshme kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha bllokoi komentet e qytetarëve në llogarinë e tij në Tëitter. Pavarësisht se ai ka mbi 11 mijë ndjekës në Twitter, vetëm 377 prej tyre, të cilët Basha i ndjek personalisht, lejohen të komentojnë në këtë faqe.

Por pas vetizolimit të tij në Twitter, Lulzim Basha ka marre masa të forta bllokuese edhe në rrjetin tjetër social, atë Instagram. Gjatë ditës së sotme, ai ka bllokuar komentet e ndjekësve  të tij edhe në këtë platformë mjaft popullore.

Siç e shihni, 96 mijë e 800 personat të cilët ndjekin Lulzim Bashën në Instagram nuk mund të shkruajnë poshtë postimet e tij për shkak ai ka aktivizuar opsionin e bllokimit të komenteve.

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hequr dorë prej ditësh nga postimet në Facebook për shkak të reagimeve kritike të demokratëve dhe qytetarëve ndaj vendimeve të tij.

Aktualisht në Facebook Lulzim Basha ka zgjedhur që të publikojë vetëm intervistat apo materialet të cilat janë të parapërgatitura nga zyra e shtypit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco